
Liqeni Urmia ka 102 ishuj të mëdhenj e të vegjël, ku më i madhi është ishulli Goyondaghy me sipërfaqe 2.3 km2, i vetmi ishull ku gjendet ujë i ëmbël.
Burimet kryesore ujore që përfundonin në pellgun e liqenit Urmia, krahas shumë burimeve natyrore, ishin Zarriné-Rūd, Simineh-Rūd, lumi Mahabad, lumi Godar, lumi Barandouz, lumi Shahar, lumi Nazlou, lumi Zola, Kaftar Ali Chay, Aji Chay, Boyuk Chay, Rudkhaneh-ye Qal’eh Chay, Qobi Chay, Rudkhaneh-ye Mordaq, lumi Leylan, dhe lumi Alamloo.
Tani, shumë diga të ndërtuara nga IRGC e bllokojnë rrjedhën e këtyre lumenjve drejt liqenit Urmia. Uji që hyn në liqenin Urmia vjen vetëm nga shirat dhe aluvionet e lumenjve që rrjedhin drejt tij. Si pellg i mbyllur liqenor, nivelet e tij ujore luhaten me ndryshimet në reshje. Uji që arrin në liqen avullon.
Ujit që duhet të rrjedhë në drejtim të liqenit i ndryshohet drejtimi për t’u përdorur nga personat e privilegjuar, si klerikët e elitës, industritë dhe fabrikat në pronësi të IRGC-së, fermat ose entet në pronësi të fondacionevev fetare nën mbikëqyrjen e Liderit Suprem të Iranit. Këto dinamika kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në këtë liqen.





