Gra të reja në stacionin e metrosë së Teheranit thërrasin me sllogane të ashpra anti-regjim
Gjashtë ditë rresht protesta plot zemërim ndaj mungesës së ujit in Khuzestan
Gratë trime në Teheran kanë thirrur me sllogane kundër fashizmit fetar në pushtet mëngjesin e sotëm, e martë, 20 korrik, 2021, në stacionin e metrosë Sadeghieh të Teheranit.
Duke thirrur “Vdekje Khamenei-t,” “Vdekje Republikës Islamike,” dhe “Vdekje parimit të Velayat-e Faqih” (pushtetit absolut të një juristi), këto gra të guximshme në metronë Sadeghieh të Teheranit demonstruan zemërimin e popullit iranian kundër Khamenei-t dhe regjimit të tij të urryer.
Kjo protestë e grave në Teheran erdhi pas disa protestave të gjera e plot zemërim në provincën Khuzestan, të cilat u zhvilluan për gjashtë ditë me radhë, duke treguar gjendjen shpërthyese të shoqërisë iraniane.
Ish-anëtari i parlamentit të regjimit, Kianoush Rad, pohoi më 19 korrik 2021: “Besimi i popullit tek zyrtarët po zvogëlohet dita ditës.” (faqja shtetërore Jamaran, 19 korrik 2021)