
Gjithashtu, në kuadër të vazhdimit të zhvendosjes së të burgosurve nga pavijoni i grave i burgut Evin, Saba Kord Afshari është transferuar në burgun famëkeq Qarchak.
Dega e 15-të e Gjykatës Revolucionare të Teheranit ka dënuar Hoda Amid, avokate dhe aktiviste e të drejtave të grave, me 8 vite burg, duke ia ndaluar të drejtat shoqërore për dy vite, dhe praktikimin e profesionit të avokates për dy vite.
Gjykata ka dënuar gjithashtu Najmeh Vahedi me 7 vite burg dhe e ka privuar atë nga disa nga të drejtat e saj shoqërore për dy vite.
Abolghassem Salavati, i cili kryesoi gjyqin, ka qenë i përfshirë në masakrën ndaj të burgosurve politikë në 1988-ën, dhe vazhdon ende të mbajë një pozicion vendim-marrës.
Hoda Amid dhe Najmeh Vahedi janë arrestuar njëkohësisht por veç njëra-tjetrës më 1 shtator 2018, në banesat e tyre. Najmeh Vahedi është aktiviste për të drejtat e grave dhe është diplomuar për sociologji nga Universiteti Allameh i Teheranit. Aktualisht studion çështjet e grave. Këto dy aktiviste për të drejtat e grave në Iran zhvillonin workshop-e edukative për gratë ku u mësonin të drejtat e tyre.
Amnesty International ka nxjerrë një deklaratë më 3 shtator 2018, ku paralajmëron se arrestimet e avokatëve dhe aktivistëve të të drejtave të grave në Iran sinjalizojnë intensifikimin e shtypjes mbi shoqërinë civile.





