Monday, January 30, 2023

Dhjetëra mijëra njerëz  u bashkohen fermerëve të Isfahanit për të kërkuar ujin që u takon

Tens of thousands join the farmers of Isfahan, demanding their water shareDhjetëra mijëra njerëz iu bashkuan fermerëve të Isfahanit në ditën e 12-të një proteste, të premten, më 19 nëntor 2021. Fermerët kanë kërkuar ujin qëu takon nga regjimi klerikal.

Keqmenaxhimi i lumenjve dhe ujërave të Iranit nga mullahët ka çuar në shkatërrimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Situata e Isfahanit është veçanërisht drastike pasi lumi Zayanderud është tharë.

Zayanderud dikur ishte lumi më i madh në rrafshnaltën iraniane.

Protestuesit mbuluan një sipërfaqe të madhe të shtratit të lumit Zayanderud. Mijëra gra ishin në mesin e protestuesve. Ata brohoritnin me forcë, mes të tjerash, “Pushkët, tanket (janë të padobishme), Mullahët duhet të zhduken”, “As për Gazën, as për Libanin, e jap jetën vetëm për Iranin”, “Nëse uji nuk rrjedh, Isfahani do të ngrihet”, “Armiku ynë është pikërisht këtu, gënjejnë kur thonë se është Amerika”, “Kujdes nga thirrja e fermerëve për rebelim.”

Tens of thousands join the farmers of Isfahan, demanding their water shareGratë morën pjesë në mënyrë aktive në protestën e Isfahanit

Nga frika e përhapjes së protestës në pjesë të tjera të Isfahanit dhe Iranit, regjimi klerikal e bllokoi internetin për të parandaluar shpërndarjen e fotove të kësaj demonstrate të gjerë në mbështetje të fermerëve të Isfahanit.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, ka përshëndetur popullin dhe fermerët protestues të Isfahanit. Ajo u bëri thirrje të gjithë punëtorëve, fermerëve dhe rinisë në mbarë Iranin që të ngrihen në mbështetje të popullit dhe fermerëve të Isfahanit, duke shtuar: “Ata mund t’i fitojnë të drejtat e tyre përmes rezistencës dhe solidaritetit”.