Mediat Shtetërore Paralajmërojnë për Pasojat e Protestave të Isfahanit

588

iran-isfahan-zayandehrud-protests-2021-minDitët e fundit, mediat shtetërore iraniane kanë publikuar raporte dhe analiza të shumta lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit në provinca të ndryshme, dhe kanë paralajmëruar se ky trend do të çojë në trazira mbarëkombëtare.

Gazeta shtetërore Ebtekar shkroi sot: “Në pesë provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Lorestan, Yazd, Isfahan dhe Khuzestan, kriza e ujit ka çuar në tensionim të situatës. Ka patur sulme të herëpashershme kundër objekteve të transferimit të ujit nga Isfahani në Yazd, dhe nga ana tjetër, banorët e Chaharmahal dhe Bakhtiari, Khuzestan dhe Lorestan janë ankuar se uji i tyre po transferohet nga burimet drejt provincave të tjera.

Ebtekar shton: “Shumica e fermerëve në provincën Khuzestan nuk kanë mundur të kultivojnë që nga vera. Provinca po përballet me një krizë të mungesës së ujit dhe gjatë ditëve të fundit të korrikut dhe javës së parë të gushtit të këtij viti, pati protesta të gjera në provincën Khuzestan kundër ndërprerjeve të ujit dhe mungesës së ujit për tokat bujqësore.

Gazeta shtetërore Mostaghel fajësoi për krizën e ujit keqmenaxhimin sistematik të shtetit duke shkruar: “Mafia e ujit dhe tunelet e saj po i thajnë ujërat nëntokësore si një fshesë me korrent. Kjo ka qenë shumë e dobishme për ta, por e ia ka errësuar të ardhmen Iranit. Dhe tani, Zëvendës Presidenti dhe Ministri i Energjisë po përballen me një turmë të madhe njerëzish, e cila është mbledhur për shkak të krizave të shkaktuara nga fabrikat që e kanë marrë gjithë atë ujë. A do t’ju pëlqente ta shihnit popullin e Lorestanit të revoltohet me armë në duar nesër?”

Gazeta paralajmëronte: “Protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve të 2009-ës, protestat kundër çmimeve të larta në 2017-ën, si dhe protestat e 2019-ës… u bënë politike dhe sollën pasoja të forta lidhur me sigurimin dhe politikën… Pse dhe si po i shndërrojnë forcat e paafta brenda sistemit protestuesit në ndryshues të regjimit?”

Gjithashtu, gazeta shtetërore Arman shkroi sot: “Retorika e maksimalistëve ka dështuar, dhe tani më në fund ka lindur një krizë që është edhe më e rëndësishme sesa benzina apo çdo mall tjetër bazë, dhe nuk ka një mënyrë për ta zgjidhur këtë, të paktën në një periudhë afatshkurtër…”

Arman shton: “Fermerët e Isfahanit duan ujë për arat e tyre, por qindra fshatra në Yazd e Khuzestan nuk kanë ujë as për të pirë dhe uji u çohet me cisterna në nivelin më të ulët të mundshëm! Përmasat e mëdha të kësaj krize të ujit do ta konsumojnë të gjithë kohën, energjinë, kapacitetin dhe objektet e vendit. Një krizë që, nëse lihet e pakontrolluar… mund të na çojë vërtet në një pikë të rrezikshme.”