4 këngëtare femra janë arrestuar në Minab, në jug të Iranit, pasi kanë kënduar në ceremoni martesore.
Ebrahim Taheri, prokurori i përgjithshëm dhe revolucionar në qytetin Minab, që ndodhet në provincën Hormozgan, tha, “4 këngëtare femra janë arrestuar sepse kanë kënduar në dasma të ndryshme. Nëse përsëritet, këngëtarja dhe drejtuesi i ceremonisë martesore do të arrestohen të dy.”
Taheri shtoi se 4 këngëtaret kishin performuar në dasma të ndryshme në qytet dhe tani rasti i tyre po hetohet. Duke theksuar rolin e degëve të shumta të Departamentit të Drejtësisë në këtë krahinë, ai njoftoi, “në Minab, ne kemi degë të ndryshme për t’u marrë me të gjitha llojet e rasteve, dhe Departamenti i Drejtësisë i Minab ka një rol kyç në lindje të Hormozganit.” (Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA – 26 qershor 2022)
Regjimi klerik ka një histori të gjatë për t’u marrë me këngëtaret femra. Gjyqësori iranian e burgosi Negar Moazam për një vit në vitin 2020, pasi kishte kënduar në turneun e saj në fshatin Abyaneh në provincën Isfahan. Anëtarët e një grupi muzikor vetëm për gra në Kermanshah, te quajtur Gelaris, u arrestuan gjithashtu për interpretimin e këngëve në mediat sociale. Grave u është ndaluar të këndojnë që kur mullahët morën pushtetin në Iran. Këngëtaret femra u margjinalizuan në shtëpi dhe shumë prej tyre u detyruan të largoheshin nga vendi.