Saturday, July 27, 2024

Stimujt Financiarë që i Jepen Iranit u Shkojnë Terroristëve

 

Hassan Nasrallah meets Ali Khamenei and Qassem Soleimani in IranHassan Nasrallah takohet me Ali Khamenei dhe Qassem Soleimani në Iran

Në Iran shpërthyen protesta në dhjetor 2017 dhe nëntor 2019, me njerëzit që fillimisht u kërkuan autoriteteve të adresonin problemet e tyre ekonomike. Regjimi u përgjigj me plumba. Ndërkohë, kur i pyesin për rënien e madhe ekonomike të Iranit, mullahët dhe apologjetët e tyre fajësojnë sanksionet.

Irani është vendi i dytë në botë për rezervat më të mëdha të gazit natyror dhe i katërti për rezervat më të mëdha të naftës. Irani ka gjithashtu shumë burime të tjera natyrore. E megjithatë, njerëzit protestojnë çdo ditë për varfërinë dhe rritjen e inflacionit.

Për çfarë shpenzohet pasuria kombëtare e Iranit? A do ta ringjallë ekonominë iraniane dhe t’i ndihmojë të varfrit promovimi i biznesit me Iranin, që është tani në krye të agjendës së Bashkimit Europian?

Lideri Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei, dhe Garda Revolucionare (IRGC) dominojnë ekonominë e Iranit përmes 14 kompanive enegjitike dhe qindra kompanive frontale. Raporti i plotë i këtyre kompanive energjitike, i publikuar rishtazi nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), mund të gjendet këtu.

Për shkak të korrupsionit të institucionalizuar të regjimit dhe pastrimit sistematik të parave që bëhet me qëllimin për të vazhduar financimin e grupeve terroriste, Taskforca për Veprim Financiar (FATF) e ka përfshirë regjimin në listën e zezë të saj.

Faktet e listuara më poshtë pasqyrojnë se si e përdor regjimi pasurinë kombëtare:

  1. Forca Quds e IRGC-së, sidomos kur ishte nën komandën e Qassem Soleimani-t, krye-mjeshtrit të eliminuar terrorist të Iranit, ka financuar grupe terroriste si Hezbollah.
  2. Mahmoud al-Zahar, një anëtar i lartë i udhëheqjes së Hamas, tha të dielën për Al-Alam, rrjetin në gjuhën arabe të televizionit shtetëror të Iranit, se gjatë një takimi në 2006-ën me Qassem Soleimani në Teheran, ai i kishte shpjeguar Soleimani-t “problemin themelor të stafit dhe shërbimeve shoqërore të popullit të Gazës.” “Haj Qassem iu përgjigj menjëherë kërkesës sonë, kështu që ditën e nesërme, kur do të ktheheshim, pashë 22 milion dollarë në bagazhet tona në aeroport.”