Sunday, January 29, 2023

Sahba Hemadi dërgohet në burgun Sepidar në Ahvaz për të vuajtur dënimin 7-vjeçar

Sahba Hemadi

Sahba Hemadi është dërguar në burgun Sepidar të qytetit Ahvaz më 30 dhjetor 2020, për të vuajtur dënimin e saj shtatë-vjeçar.

Ajo është arrestuar në tetor 2018 dhe liruar përkohësisht me kusht në mars 2020 deri në përfundimin e ndjekjes penale. Gjykata Revolucionare e Ahvaz-it e dënoi atë me 7 vite burg më 30 dhjetor 2020.

Sahba Hemadi u arrestua në tetor 2018 njëkohësisht me arrestimin e një numri të madh qytetarësh arabë në Khuzestan pas një sulmi ndaj paradës së Forcave të Armatosura në Ahvaz.

Ajo është marrë në pyetje në Departamentin e Inteligjencës të Ahvaz dhe në burgun Evin për rreth një vit. Më pas është transferuar në burgun Sepidar.

Në Departamentin e Inteligjencës të Ahvaz e kanë torturuar me shok elektrik në mënyrë që të pranonte se kishte helmuar pelegrinë. Pas disa muajsh torture, atë e transferuan në pavijonin e Ministrisë së Inteligjencës në Evin ku e morën në pyetje për gjashtë muaj. Atje i kanë regjistruar disa herë me video rrëfimet e saj dhe çdo herë e kërcënonin se do t’ia vrisnin bashkëshortin.