Thursday, March 28, 2024

Në një Tjetër Ekzekutim Minoreni, Mohammad Hassan Rezaiee, 16 Vjeç në Kohën e Arrestimit, Është Varur pas 13 Vitesh Burg

 

Mëngjesin e së enjtes, 31 dhjetor 2020, regjimi klerikal vari Mohammad Hassan Rezaiee-në në burgun e Rasht-it. Rezaiee ka qenë 16 vjeç në kohën e arrestimit dhe krimit që supozohet se ka kryer. Ai kishte kaluar më shumë se 13 vite në burg. Pas arrestimit në 2007-ën, i vënë nën torturë e presion, duke përfshirë burgim të gjatë në izolim, Rezaiee u detyrua ta pranonte fajin. Gjatë gjyqit të tij në 2008-ën, ai tha se rrëfimi i tij ishte bërë nën torturë.

Ky ekzekutim kriminal, një shkelje e qartë e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, u bë pavarësisht protestave nga organizatat e të drejtave njerëzore, dhe demonstroi edhe një herë se fashizmi fetar në Iran nuk mbijeton as edhe një ditë pa torturë e ekzekutime.