Saturday, July 27, 2024

Pse Ekonomia Në Iran Vetëm Sa Do Të Përkeqësohet?

Ekonomia iraniane është tashmë në një situatë të vështirë, por gjërat vetëm sa do të përkeqësohen në muajt e ardhshëm, në vijim të vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe për të rivendosur sanksione të rrepta mbi regjimin e mullahëve.

Aktualisht, shkalla zyrtare e papunësisë në Iran është 11.9%, ndërsa inflacioni është 8.3%. Asnjëra nga këto statistika nuk është e mirë, por disa ekspertë ekonomie janë shprehur se këta numra mund të jenë përpjekje të Regjimit Iranian për të mbuluar një ekonomi në rënie.

Më 8 maj, Steve Hanke, profesor i ekonomisë së aplikuar në Johns Hopkins University, e llogariti nivelin e vërtetë të inflacionit në Iran në shifrën 71.7%. Ai tha gjithashtu se Irani ka indeksin e tretë më të lartë të mjerimit (papunësi plus inflacion) në botë.

Këto duken të tmerrshme që tani, por gjërat do të përkeqësohen ndërsa SHBA implementon sanksionet e saj kundër Iranit dhe pjesa tjetër e botës fillon të veprojë në zbatim të tyre, duke e shkëputur kështu Iranin nga pjesa më e madhe e tregtisë botërore.