Saturday, September 7, 2024

Iran: Vazhdojnë Protestat dhe Përplasjet me Forcat Shtypëse në Kazerun dhe Djegia e Qendrave të Regjimit

Protestat dhe demonstratat e popullit dhe rinisë guximtare të Kazerunit vazhduan të enjten mbrëma, 17 maj, dhe të premten në mëngjes. Kjo ka ndodhur pavarësisht faktit se më përpara, në Kazerun ishin transferuar me dhjetra trupa të Gardës Revolucionare, Basiji dhe njësi të veçanta anti-rebelim nga qytete të ndryshme, duke përfshirë me dhjetra automjete dhe autobuzë nga forcat anti-rebelim të Isfahanit.

Forcat shtypëse po përpiqeshin të përballeshin me protestuesit duke qëlluar me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës. Në përplasjet midis popullit dhe forcave shtypëse, disa njerëz u plagosën dhe disa nga vrasësit e regjimit u rrahën nga protestuesit dhe u arratisën nga vendi i ngjarjes. Në këto përplasje, një numër automjetesh të forcave shtypëse u thyen dhe disa qendra qeveritare u dogjën. Duke djegur goma makinash dhe dru, njerëzit ua bllokuan rrugën Gardës Revolucionare dhe forcave anti-rebelim.

Agjentët e inteligjencës së regjimit në kontaktet që kanë pasur me popullin e Kazerunit i kanë kërcënuar ata se çdo ndarje apo zbulim informacioni rreth ngjarjeve të Kazerunit, do të kishte pasoja të rënda për ta. Ata ndalojnë madje edhe të afërmit e të plagosurve të vizitojnë spitalet dhe nuk u japin përgjigje për situatën e tyre. Një numër njerëzish të plagosur rëndë janë transferuar në spitalet e Shiraz.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka brohoritur martirët trima dhe popullin e vuajtur të Kazerunit të enjten, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë të plagosurit. Në këtë kuadër, Znj. Rajavi nxiti dërgimin e një misioni investigues të Kombeve të Bashkuara si dhe të një përfaqësuesi të Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.