Qindra Arabë Etnikë të Iranit Përballen Me Pasiguri Pas Arrestimit

448

 Në vazhdim të protestave të muajit të kaluar në Ahvaz dhe qytete të tjera në provincën Khuzestan të Iranit, me qindra arabë të Ahvazit po mbahen ende nën arrest pa gjyq.

Protestat e kohëve të fundit në qytet shpërthyen në vijim të një programi televiziv shtetëror. Duke e konsideruar këtë program si një përpjekje për të eliminuar banorët arabë nga demografia e provincës, protestuesit mbajtën tubime që zgjatën me javë në qytete të ndryshme të provincës, duke përfshirë kryeqytetin Ahvaz.

Shumë protestues u arrestuan gjatë protestave. Megjithëse nuk është shpallur një shifër zyrtare mbi numrin e të arrestuarve, disa aktivistë të të drejtave të njeriut thonë që janë arrestuar më shumë se 500 arabë të Ahvazit dhe aktivistë.

Familjet e disa të ndaluarve janë mbledhur përballë burgut Shayban të Ahvazit, zyrave të Asemblesë së Ekspertëve dhe MP të regjimit, si dhe përballë ndërtesës së qeverisë vendore të Khuzestanit, duke protestuar për situatën e pasigurtë të fëmijëve të tyre.