Saturday, September 7, 2024

Patrimi i Parave Është Tashmë Ekspertiza e Regjimit Iranian

Publikuar më 12 dhjetor 2018.

Nga Shahriar Kia

Pastrimi i parave përdoret zakonisht për të mbuluar burimet e vërteta të të ardhurave për “kërkuesit”, kushdo që të jenë ata, dhe për të fshirë çdo gjë që lë gjurmë drejt tyre. Në një farë mënyre, mund të konsiderohet si një krim anësor për një krim më të madh.

Pastruesit e parave shpesh janë të përfshirë në kontrabandë droge, vjedhje, rryshfete, e veprimtari të tjera të paligjshme.

Sipas një raporti të kohëve të fundit nga instituti “Bazel” i Zvicrës, Irani ka rrezikun më të madh të pastrimit të parave nga të gjitha vendet e tjera.

Në fakt, ky Trup kunër-pastrimit-të-parave i ka dhënë Iranit kohë deri në shkurt 2019 për të përfunduar reforma të caktuara që kanë për qëllim ta sjellin vendin në një nivel me normat globale. Nëse Irani nuk i zbaton këto reforma deri në atë kohë, do të futet në listën e zezë.

Nëse futet në listën e zezë, Irani do të vuajë nga humbje të mëdha financiare pasi të gjitha investimet e tij, tregtitë, e transfertat e fondeve do të ndikohen gjithashtu negativisht. Në një rast të tillë, “mekanizmi” i planifikuar rishtazi i Bashkimit Europian (i cili ka për qëllim të mbrojë Planin e Përbashkët të Veprimit) do të ndikohet gjithashtu.

Regjimi i Iranit është përpjekur të implementojë projektligjet e Palermos dhe të zbatojë Task-Forcën e Veprimit Financiar (FATF), por këto përpjekje janë bllokuar nga vetë Këshilli i Gardianëve si dhe Këshilli i Përcaktimit të Dobisë.

Ku filluan këto konflikte?

Ato filluan kur vetë Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi duke nënkuptuar se ata që përfitojnë nga pastrimi i parave merren me “propaganda dhe publicitete të rreme”, dhe kjo është një pjesë e arsyes pse regjimi nuk mund të zbatojë projektligjet e Palermos dhe FATF.

Zarif ka komentuar në lidhje me këtë (12 nëntor 2018): “Pastrimi i parave ndodh në të vërtetë pasi shumë njerëz fitojnë prej tij. Nuk dua të jap emra por ata që pastrojnë biliona tomanë e kanë sigurisht fuqinë të shpenzojnë po kaq para për propagandat e veta”.

Fjalët e Zarif-it shkaktuan reagime të ashpra nga shumë persona, duke përfshirë një numër përfaqësuesish fondamentalistë të cilët kanë nisur së fundmi një peticion për interpelancë ndaj Zarif-it – duke i kërkuar të japë prova për pretendimet e tij e duke i etiketuar fjalët e tij si benzinë ndaj zjarrit të “armiqve të revolucionit”,

Masoud Pezeshkian, Zëvendës Kryetari i parlamentit të regjimit shton: “nuk mund t’ia lëmë fajin vetëm qeverisë. Edhe parlamenti e sistemi i drejtësisë kanë faj”.

Edhe presidenti i regjimit, vetë Hassan Rouhani, i ka konfirmuar qartë pretendimet e Zarif-it në lidhje me pastrimin e parave, por duke shtuar: “më tregoni një shtet që nuk ka pastrim parash e korrupsion”. (30 nëntor 2018).

Por pyetja që duhet të bëjmë është se nga vjen korrupsioni i Iranit? Të gjithë e dimë se përgjigjja është Udhëheqësi Suprem, Ali Khamenei.

Khamenei tani gjendet në një udhëkryq të vështirë. Ndërsa përpiqet t’i shmanget kurthit të një marrëveshjeje ndërkombëtare, nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse t’i bashkohet luftës globale kundër pastrimit të parave; gjë që është një nga shumë faktorët që do ta shkatërrojnë përfundimisht regjimin e mullahëve.

Qëllimi i Departamentit amerikan të Thesarit apo organizatave të tjera ndërkombëtare për sa i përket sanksioneve të fundit (duke përfshirë ato mbi naftën) është që t’i presin lidhjet financiare të Iranit me grupe terroriste si Hezbollah, Quds, e kështu me radhë.

Duket qartë që regjimi i Iranit është tashmë në një krizë të madhe, e cila është bërë edhe më e dukshme nga protestat e vazhdueshme të shumë njerëzve nëpër rrugë.