Friday, September 20, 2024

Iran: Greva dhe Protesta e Punëtorëve të Çelikut në Ahvaz dhe të Fabrikës së Kallam-sheqerit Haft Tappeh, si dhe Mbështetja e Punëtorëve të Tjerë

Punëtorët e guximshëm të Çelikut të Ahvazit nisën ditën e tridhjetë-e-dytë të grevës të martën më 11 dhjetor, me një tubim përpara zyrës së guvernatorit të regjimit në Ahvaz. Shumë punëtorë mbanin copa të bardha me slogane si “Ngrihemi, vdesim, nuk e pranojmë poshtërimin”.

Punëtorët thërrisnin: Nuk e pranojmë poshtërimin; as kërcënimet, as burgu nuk bëjnë punë më; student, punëtor, bashkim; punëtorët e burgosur duhet të lirohen; studentët e burgosur duhet të lirohen; as sunduesi, as shteti nuk mund ta mposhtin punëtorin; as sunduesi, as shteti nuk mendojnë për kombin; inflacion, çmime të larta, përgjigju Rouhani; vendi ynë është shtëpi hajdutësh; është i vetmi në botë; Rouhani gënjeshtar, ku e ke çelësin për zgjidhjen e problemeve? Turpi ynë, turpi ynë, radio dhe TV jonë.

Në të njëjtën kohë, 1,500 punëtorë sezonalë e të përditshëm të Kompleksit të Kallam-sheqerit Haft Tappeh u grumbulluan përpara zyrës administrative të ndërtesës për të protestuar ndaj pasigurisë në lidhje me statusin e tyre të punës dhe ndaj premtimeve të rreme të regjimit.

Ndërkohë, në Teheran, një grup punëtorësh u mblodhën përpara parlamentit në mbështetje të punëtorëve të zellshëm të Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut të Ahvazit dhe të Kallam-sheqerit Haft Tappeh. Ata bëjnë thirrje për lirimin e punëtorëve të arrestuar, për sigurinë e punës së grevistëve, dhe për prerjen e duarve të mafias qeveritare në këto industri.

Punëtorët e bashkisë së Borujerd protestuan gjithashtu përpara zyrës së guvernatorit të regjimit në qytet kundër kushteve të rënda të jetesës, si dhe ndaj korrupsionit e vjedhjeve të bëra nga Alaeddin Boroujerdi, ish-kryetar i Komitetit Kombëtar të Sigurisë në parlamentin e regjimit, dhe nga persona të tjerë të lidhur me të. Fermerët e pafavorizuar të Khorasgan në Isfahanin lindor po i vazhdojnë gjithashtu protestat e tyre duke kërkuar të drejtën e tyre për ujë për kultivimin dhe adresimin e problemeve të tyre.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
11 Dhjetor 2018