CELULA E TERRORIT
REGJIMI IRANIAN
Anëtarët e MEK kërkojnë mbylljen e përfaqësive diplomatike në të gjithë botën
Muxhahedinët: regjimi iranian mbështet celulat terroriste për mes ambasadave në të gjithë vendet e botës dhe jo vetëm në Shqipëri
Ali Safavi, një nga drej tuesit e MEK në Sh qipëri tha për “Real
Story”se regjimi iranian mbështet celulat terroriste për mes ambasadave në të gjithë vendet e botës dhe jo vetëm në Shqipëri. Ali Safavi tha për gazetarin Thimi Samarxhiu në emisionin “Real Story” se muxhahedinët nuk ndihen të kërcënuar në Shqipëri, por kur je ar mik i regjimit, padyshim që do të jesh i shqetësuar në çdo vend të botës, pasi Irani ka tentuar të eliminojë fizikisht MEK.
Zyrtari i MEK tha se vlerëson aksionin e policisë dhe e cilëson këtë hetim si vërtetim real të asaj që regjimi iranian kryen për mes në Shqipëri, por në të gjithë botën. Safavi tha se pavarësisht lajmit të ndalimit të një celule terroriste iraniane që sulmonte MEK, situata në kamp është e qetë, dhe vijon nor malisht aktivitetin e saj si çdo ditë, pa forca shtesë policie, gjë që u konfir mua edhe nga gazetari Thimi Sa- marxhiu.
“Situata është e njëjtë që nga trau i hyrjes, kontrolli dhe nuk ka shtim të forcave të policisë. Gjithçka vijon nor malisht. Aksioni i policisë dhe institucioneve ligjzbatuese duhet vlerësuar. Kjo tregoi për herë të parë se si regjimi iranian ka një veprim real dhe konkret në territorin Shqiptarë dhe jo vetëm. E gjithë bota duhet të jetë e alar muar që Irani po përdor terrorizmin si instrument për të luftuar disidentet dhe rezistencën e regjimit. Ambasadat e Iran- it në botë duhet të mbyllen pasi veprojnë si qendra të agjentëve të tillë që tentonte të eliminojnë fizikisht rezistentët ndaj regjimit apo të kryejnë akte terroriste. Këtë MEK e ka thënë prej vitesh. Regjimi Iranian e përdor territorin e Eu- ropës për aktivitete të tilla. Të gjithë duhet të jenë të shqetësuar për këtë dhe të mbyllin Ambasadat e Iranit në botë.” tha Ali Safavi.
Në lidhje me një nga anëtarët e celulës terroriste që njihet me emrin PEYMAN, Ali Safavi tha se ai drejton departamentin me kodin 840 që kryen veprimtari të tilla jashtë Iranit, por nuk e njeh personalisht apo emrin e tij të vërtetë. “Peyman është drejtues i depar- tamentit që mban kodin 840 dhe drejton operacione të tilla, por nuk e njoh person- alisht. Numri i kodit të kësaj njësie është 840. Këta janë
përgjegjës për shumë veprimtari të tjera jashtë Iranit. Ambasadat e Iranit në Europë janë streha të këty-re elementëve”, tha Ali Safavi. Zyrtari i MEK tha se muxhahedinët ndihen të sigurt në Shqipëri, por thek- son se kur je ar mik i regjim- it iranian duhet të shqetësohesh. “Ne ndihemi të sigurt në Shqipëri dhe të mirëpritur nga te gjitha forcat politike në këtë vend.
Por padyshim që kur je armik i regjimit do të jesh i shqetësuar në çdo vend të botës. Irani ka tentuar të eliminojë fizikisht MEK.” tha Ali Safavi për Real Story.