Publikuar më 25 tetor 2019.
Portretet e zonjës Maryam Rajavi vendosen në pjesë të ndryshme të Teheranit e qyteteve të tjera
Nga data 19 deri më 24 tetor 2019, të rinjtë e rebeluar në pjesë të ndryshme të Teheranit e në qytete të tjera të Iranit, duke përfshirë Mashhad (veri-lindje), Shiraz (jug), Zahedan (jug-lindje), Kermanshah, Khorramabad dhe Boroujerd (perëndim), Kashan (jug-qendër), dhe Behbahan e Gachsaran (jug-perëndim), u kanë vënë zjarrin fotove të Udhëheqësit Suprem të regjimit Ali Khamenei si dhe simboleve të tjera të regjimit.
Gjatë së njëjtës periudhë, pankarta e banderola të mëdha me foto të znj. Maryam Rajavi janë vendosur në pjesë të ndryshme të Teheranit, si në Abbas Abad, Arya Shahr, Nivaran, e Modarres, Tehran Pars, Kurdistan e Kaveh, dhe në vende të tjera. E njëjta gjë është bërë edhe në vende publike të shumë qyteteve të tjera iraniane.
Kjo fushatë ka koinçiduar me përvjetorin e zgjedhjes së zonjës Rajavi nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) si Presidente për periudhën tranzitore, dhe është ndërmarrë pavarësisht vigjilencës së plotë të regjimit represiv.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
25 tetor 2019
Tehran-Baza e Bassij
Tehran-Baza e Bassij
Tehran-Baza e Bassij
Tehran-Baza e Bassij
Tehran-Stendë e Khamenei-t
Mashhad-Baza e Bassij
Shiraz-Një qendër represive e quajtur Imam Aid
Kashan-Baza e Bassij
Behbahan-Baza e Bassij
Khorramabad-Baza e Bassij
Gachsaran-Një poster i Khomeini-t dhe Khamenei-t
Zahedan-Baza e Bassij
Khorramabad-Baza e Bassij
Borujerd –postera të Khomeini-t dhe Khamenei-t
Banderola dhe postera të Lidershipit të Rezistencës, Massoud Rajavi, dhe Maryam Rajavi
Autostrada Teheran-Niavaran
Autostrada Teheran-Kaveh
Teheran –Abbas-Abad
Autostrada Teheran-Kurdistan
Autostrada Teheran-Modares
Teheran-Teheran-Pars
Teheran-Aria-Shahr
Nowshahr
Mashhad
Orumiyeh
Ardabil