Ndërsa sanksionet amerikane mbi Iranin u qëndrojnë mbi krye, gjithnjë e më shumë kompani po i ngadalësojnë ose po tërhiqen krejt nga marrëveshjet tregtare me regjimin e mullahëve.
Kompanitë më të fundit që kanë reaguar ndaj planit për rifillimin e sanksioneve janë gjiganti rus i naftës Lukoil, i cili i ka pezulluar projektet e tij iraniane, dhe Reliance Industries e Indisë, e cila zotëron kompleksin më të madh në botë të rafinerisë së naftës, po planifikon të ndërpresë blerjen e naftës nga Irani, sipas Reuters.
Këto tërheqje, së bashku me tërheqjet e mëparshme nga kompanitë europiane, tregojnë se pavarësisht premtimeve të qeverive për të vazhduar bizneset me Iranin pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës, bizneset nuk do të duan të shkëputen nga tregu amerikan.
Në nëntor, SHBA ka ndër mend të rivendosë sanksione të rënda dhe gjithëpërfshirëse të cilat ishin hequr gjatë marrëveshjes, në këmbim të frenimit të veprimtarive bërthamore të Iranit.