Me sa duket ekziston një lidhje midis vendndodhjeve gjeografike dhe niveleve të vëzhguara të varfërisë në Iran.
Statistikat tregojnë se provincat e kufirit kanë përqindjen më të lartë të papunësisë në këtë vend.
Varësia nga droga, divorci, dhe probleme të tjera shoqërore janë gjithashtu shumë prevalente në këto zona; gjë që reflekton strukturën e padrejtë dhe të gabuar që i qeveris ato.
Shpërndarja e pabarabartë e pasurisë në këto provinca, mungesa e vëmendjes ndaj potencialit të tyre ekonomik, si dhe menaxhimi jo-efektiv, janë disa nga shkaqet e zhvillimit të tyre të ulët.
Shumë banorë të Kurdistanit, Kermanshahut, dhe Azerbaixhanit Perëndimor mezi i plotësojnë nevojat e tyre bazë; si rezultat, shumë prej tyre, të rinj e të vjetër, detyrohen të merren me ‘Kolbari’ (me fjalë të tjera, mbajtjen e mallrave të rënda, mbi kuaj ose mbi shpinën e tyre) nëpër male, toka qendrore, dhe lumenj të vrullshëm; duke rrezikuar kështu humbjen e jetës.
Ka gati 80000 ‘Kolbar’ aktualisht në Iran. Duke marrë në konsideratë edhe familjarët e tyre, afërsisht 400000 njerëz janë të përfshirë në punën ‘Kolbar’; miliona biznese, dyqane, dhe sektorë, ndikohen gjithashtu prej tyre, në mënyrë direkte dhe indirekte.
Çdo vit, me dhjetra ‘Kolbar’ qëllohen për vdekje ose plagosen nga forcat e sigurisë së Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Sipas raporteve të fundit, 4 ‘Kolbar’ janë qëlluar për vdekje dhe 7 janë plagosur, në vetëm 10 ditët e fundit (nga 21 – 31 maj 2018).
Në ndjekjen e çështjeve ‘Kolbari’ nga regjimi, janë dhënë disa rekomandime; si për shembull, krijimi i ‘zonave të lira’ përgjatë kufijve, duke siguruar ‘Kolbarët’, dhe duke i ofruar ulje të veçanta doganore, në mënyrë që të nxiten dhe të drejtohen tek kufijtë e ligjshëm të vendit… megjithatë, asgjë e dobishme nuk ka dalë nga këto diskutime; në fakt, ‘kolbarët’ përballen tani me edhe më shumë sfida, si bllokimi i shumë shtigjeve.