Ligjvënësit republikanë po bëjnë thirrje që Irani të përjashtohet nga sistemi kryesor financiar që mbikëqyr transfertat bankare ndërkombëtare, teksa administrata Trump po ri-imponon me vendosmëri sanksionet mbi këtë vend në vijim të tërheqjes së SHBA-së nga pakti bërthamor i Iranit.
SWIFT është shkurtimi i Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication (Shoqëria për Telekomunikimin Financiar Interbankar Mbarëbotëror). Ajo e ka selinë në Belgjikë, por bordi i saj përfshin ekzekutivë nga bankat amerikane dhe ligji federal i jep administratës autoritetin që të veprojë kundër bankës qendrore të Iranit dhe bankave të tjera të mbuluara nga sanksionet per terrorizem dhe pastrim parash.