Google Bllokon Disa Llogari në ‘Operacionin e Influencës’ të Lidhur me Iranin

547

Google tha të enjten se kishte bllokuar kanale YouTube-i dhe llogari të tjera në një fushatë keqinformimi të lidhur me Iranin, në vijim të një lëvizjeje të ngjashme nga Facebook dhe Twitter.

Google tha se, duke punuar me firmën e sigurisë kibernetike FireEye, i kishte lidhur këto llogari me Islamic Republic of Iran Broadcasting si pjesë të një tentative që daton të paktën që nga janari 2017.