Friday, March 29, 2024

British Airways, Air France ndalojnë fluturimet për në Iran duke filluar nga muaji i ardhshëm

British Airways dhe Air France thanë të enjten se do t’i ndalonin fluturimet për në Iran duke filluar nga shtatori për arsye biznesi, pak muaj pasi Presidenti amerikan Donald Trump shpalli se do t’i rivendoste sanksionet mbi Teheranin.

British Airways tha se do ta pezullonte shërbimin e saj nga Londra në Teheran “pasi ky operacion nuk është aktualisht i leverdisshëm nga ana tregtare.”

Air France do t’i ndalojë fluturimet nga Parisi në Teheran duke filluar nga 18 shtatori për shkak të “performancës së dobët të kësaj linje,” tha një zëdhënës i kompanisë.

“Meqë numri i klientëve të biznesit që marrin fluturime për në Iran ka rënë, kjo linjë nuk është më fitimprurëse,” tha zëdhënësi.