Thursday, March 28, 2024

Vrojtuesi i Protestave të Iranit – 9 Qershor, 2018

TEHERAN, 9 qershor, 2018. Mjekët dhe dentistët u mblodhën në protestë përpara Ministrisë së Shëndetit, Trajtimit dhe Trajnimit Mjekësor, për të kundërshtuar dhënien e 60% të kuotave të Kanditatëve të Rezidencës personave të lidhur me regjimin.

Protestë e punëtorëve të punësuar dhe pensionistë të kompanisë së kallam sheqerit Haft-Tappeh

HAFT-TAPPEH, 9 qershor, 2018. Punëtorët pensionistë të “kompanisë së kallam sheqerit Haft-tappeh” u mblodhën përpara ndërtesës administrative në protestë ndaj mos pagesës së rrogave të tyre.

Një nga pensionistët në këtë tubim tha: edhe pse afatet e çeçeve për vitet e pensionistëve kanë kaluar, çeçet nuk janë të disponueshme ende.

Edhe të punësuarit e kompanisë së agro industrisë së kallam sheqerit ‘Haft-Tappeh’ thanë gjithashtu se rrogat e tyre nuk u janë dhënë për dy muaj dhe benefitet e tyre tradicionale ose janë ndërprerë, ose janë reduktuar.

 Tubim proteste nga punëtorët e Grupit Kombëtar të Çelikut të Lidhur të Ahvaz

AHVAZ, 9 qershor, 2018. Punëtorët e Kompanisë së Grupit Kombëtar të Çelikut të Lidhur (në Iranin jug-perëndimor) u mblodhën përpara njësisë administrative Provinciale për të protestuar ndaj mos pagesës së kërkesave të tyre dhe pasigurisë në lidhje me çështjet e pronësisë dhe prodhimit.

Tubim masiv njerëzish në protestë kundër planit të regjimit për të ndarë qytetin Mahshahr

Mahshahr (në Iranin verior), 8 qershor, 2018. Njerëzit u mblodhën në xhaminë e qytetit sërish pas disa herëve rresht në protestë ndaj planit të regjimit për të ndarë qytetin e tyre. Në këtë tubim, protestuesit mbanin banderola ku shkruhej: japim gjakun tonë por jo dheun tonë, dhe thërrisnin: Qytetarë të nderuar të Mahshahr-it, mbështetje, mbështetje.

Greva e shoferëve të kamionëve në ‘autostradën Babai’ të kryeqytetit Teheran

TEHERAN, 9 qershor, 2018. Shoferët e kamionëve në autostradën Babai filluan një grevë dhe, duke parkuar kamionët e tyre në autostradë, krijuan një rradhë të gjatë për shumë kilometra. Shoferët e kamionëve kishin vënë banderola proteste sipër automjeteve të tyre.