Nga Shahriar Kia
Kompania Kombëtare Iraniane e Industrive Petrokimike (NIPIC) zbuloi të mërkurën se Kompania Tregtare Petrokimike (PCC), e cila gjendet në qendër të një skandali të madh financiar që po hetohet në Teheran, nuk ka shlyer 500 milion Euro borxhe që nga viti 2013.
Kjo bie në kundërshtim me prokurorin e Teheranit, Abbas Jaafari Dolatabadi, i cili më parë ka deklaruar se nuk ka patur vjedhje dhe se të dyshuarit kishin “keqpërdorur fonde” prej rreth 4 milion Euro nga eksportet e produkteve petrokimike.
Vlen të përmendet se meqë në regjimin e korruptuar klerikal nuk ekziston drejtësia e vërtetë, këto lloj gjyqesh janë tregues të armiqësive të forta dhe ndeshjeve mes grupeve rivale brenda regjimit.
Ka disa menaxherë të PCC-së mes të dyshuarve në këtë rast korrupsioni financiar, i cili është i lidhur me operacionet e Iranit kundër sanksioneve në vitet para se të hynte në fuqi pakti bërthamor i 2015-ës dhe të hiqeshin sanksionet.
Deklarata e NIPIC shpjegon se 3.2 bilion Eurot e kthyera në 2011-ën dhe 622 milion Eurot e fituara gjatë viteve që pasuan ishin në monedhën vendase e jo në Euro, gjë që do të thotë se, për shkak të subvencioneve të qeverisë në Euro, ata kanë mundur të bëjnë fitime të jashtëligjshme. Ata i fshihnin gjithashtu paratë në llogari private dhe e merrnin për vete interesin.
Megjithatë, NIPIC tha se padia kundër menaxherëve të PCC-së ishte thjesht një “shkelje e besimit”, gjë që mund të konfirmojë pikëpamjet e prokurorit, përveç deklaratës për 500 milion Eurot.
Akuzat kanë rënë mbi 14 individë, duke përfshirë të dyshuarin kryesor Reza Hamzehlou. Tre prej tyre jetojnë jashtë vendit dhe përfaqësohen nga avokatët e tyre, duke përfshirë Marjan Sheikholeslami për të cilin Regjimi ka kërkuar që të ekstradohet nga Kanadaja. Nuk dihet nëse të pandehurit janë lejuar t’i zgjedhin vetë avokatët e tyre.
Do të zhvillohet edhe një seancë e tretë për rastin e PCC-së, por nuk është shpallur data.
Në një lajm të ngjashëm, një tjetër rast korrupsioni u hodh në gjyq të mërkurën. Në këtë rast përfshihen dy institucione financiare – Alborz dhe Valiasr – të cilat kanë keqpërdorur depozitat e bëra nga 91,000 investitorë mes viteve 2012 dhe 2017.
Paratë e përfshira në këtë rast janë afërsisht 944 milion Euro për Alborz dhe 17.6 milion Euro për Valiasr, megjithëse vlen të përmendet që këto shifra janë llogaritur në bazë të kursit shumë më të lartë të këmbimit dhe në kohën e krimit, do të shifrat do të kishin qenë rreth katër herë më të larta.
Të dyshuarit, duke përfshirë Amir Hossein Azad-in, akuzohen për “përhapje të qëllimshme të Korrupsionit mbi Tokë përmes prishjes së sistemit ekonomik”, akuzë që mund të mbartë dënimin me vdekje.
Administrata Rouhani ka hapur një linjë kredie me dy banka të mëdha për të kompensuar investitorët për humbjet e tyre. Kjo është një gjë e zakonshme në sistemin e korruptuar bankar të Iranit, ku pronarët e bankave të cilët kanë lidhje të rëndësishme i zhvasin depozituesit dhe qeveria i nxjerr nga balta me para publike.