Ndërkohë që i afrohemi Nowruz-it, Vitit të Ri të kalendarit iranian, njerëz nga të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane po zhvillojnë protesta për të kërkuar rrogat e vonuara, në mënyrë që të sigurojnë të paktën një pjesë të nevojave të familjeve të tyre.
Në kryeqytetin e vendit Teheran, individët që kishin parapaguar për automjete Citroen C3 zhvilluan një tubim ku protestuan kundër refuzimit të kompanisë për t’ua dhënë makinat e blera. Zyrtarët e kompanisë e kanë rritur madje çmimin për të cilin ishte rënë dakord në fillim. Ky tubim u mbajt jashtë ndërtesës së Ministrisë së Industrisë, Minierave & Tregtisë.
Blerësit që kanë parapaguar për automjete Citroen C3 në tubim proteste në Teheran, Iran – 17 mars 2019
Kompanitë më të mëdha të prodhimit të makinave në Iran nxorën shpallje ku i nxisnin konsumatorët të para-paguanin për makina me çmime të ulura. Shumë njerëz u regjistruan për të blerë automjete nga Iran Khodro dhe Saipa. Por makinat e blera nuk ia kanë dhënë, gjë që ka shkaktuar protesta në qytete të ndryshme.
Klientët e firmës kredituese Caspian, e cila njihet për lidhjet e saj me Gardën Revolucionare (IRGC), kanë mbajtur gjithashtu një tubim proteste në Teheran, duke kërkuar rikthimin e kursimeve të tyre.
Të gjitha institucionet kredituese dhe financiare si Caspian, Arman Vahdat, Thamen al-Hojaj etj. mbështeten nga organizatat shtetërore të mediave dhe Banka Qendrore e Iranit. Garda Revolucionare (IRGC), Forcat e Sigurisë së Shtetit, Basij, dhe Gjyqësia i zotërojnë bashkarisht këto institucione. Në një mashtrim të madh shtetëror, këto institucione kredituese dhe financiare zhvatën biliona dollarë nga populli iranian. Më pas, klientët e këtyre institucioneve u derdhën nëpër rrugë për të protestuar dhe kërkuar rikthimin e depozitave të tyre.
Gjithashtu, në kryeqytetin e vendit, një grup punonjësish të firmës Saham-e Edalat protestuan ndaj faktit që punësimi i tyre ka mbetur në status të pezulluar dhe nuk i kanë marrë rrogat/pensionet e tyre. Disa nga këta protestues thonë se nuk kanë marrë pjesë të rrogave/pensioneve të tyre për 48 muaj.
Në qytetin Naqqadeh të Iranit perëndimor, fermerët u grumbulluan jashtë fabrikës së kubikëve të sheqerit në qytet, për të protestuar faktin që nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrtarët lidhur me kërkesat e tyre. Për më tepër, një numër fermerësh janë parë duke hapur rrobat e fjetjes dhe pak ushqim që kishin marrë me vete jashtë zyrës së drejtorit të fabrikës.
Në Karaj, në perëndim të Teheranit, punonjës të Spitalit Khomeini bënë një tubim jashtë zyrës së guvernatorit të provincës. Ata protestojnë kundër vonesës së marrjes së rrogave, pensioneve dhe bonuseve të Vitit të Ri.