Saturday, July 27, 2024

Konferenca mbi Protestat e 2019-ës në Iran Tregon Edhe Një Herë Dëshirën e Kombit për Liri

The NCRI held a trans-Atlantic online summit on November 10, on the eve of the first anniversary of the major Iran protests in November 2019, echoing people's desire for reigme change.Znj. Rajavi në konferencën më të fundit të NCRI-së në Ashraf 3, Shqipëri.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) mbajti një samit trans-atlantik online më 10 nëntor, në vigjilje të njëvjetorit të protestave madhore të Iranit në nëntor 2019. Kjo konferencë i dha jehonë edhe një herë dëshirës së popullit iranian për ndryshim regjimi.

Në këtë event, të quajtur “Në Nderim të Kryengritjes dhe Domosdoshmëria e Mbajtjes Përgjegjës të Sunduesve Iranianë për Krime Kundër Njerëzimit,” morën pjesë dhjetëra figura të shquara politike dhe përfaqësues të 300 komuniteteve iraniane nga mbi 2400 lokalitete në mbarë botën.

Folësja kryesore në këtë eventi ishte Presidentja e zgjedhur e NCRI, Znj. Maryam Rajavi, e cila iu drejtua audiencës duke folur nga Ashraf 3 në Shqipëri, një kompleks banimi që i përket Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit.

Kjo konferencë dhe folësit e saj theksuan shumë fakte lidhur me kryengritjen e nëntorit 2019 dhe nënvizuan faktin se esenca e saj për ndryshim regjimi është shumëfishuar brenda vitit të fundit.