Investitorët në tregun e bursës në Iran protestojnë për të tretën ditë për të kërkuar kursimet e humbura

502

Iran stock market investorsInvestitorët iranianë të tregut të bursës protestuan për të tretën ditë në Teheran jashtë Organizatës së Sigurisë dhe Këmbimit, për të kërkuar kursimet e tyre të humbura.

Protestuesit kërkuar dorëheqjen e Ministrit iranian të Financës dhe Ekonomisë, Farhad Dejpasand.

“Ministër i paaftë, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen!” thërrisnin ata.

Më 10 nëntor, Ali Sahraei, CEO i Bursës së Teheranit dhe se disa nga burimet e Fondit Kombëtar të Zhvillimit do të ndaheshin për stabilizimin e kapitalit të bursës. Por investitorët e tregut të bursës shfaqën skepticizmin e tyre lidhur me këtë premtim, duke thirrur “Gënjeshtar! Gënjeshtar! Ç’është bërë me fondet kombëtare?”.

Përpara kësaj, shumë deputetë iranianë kishin paralajmëruar për ndërhyrjen e kompanive dhe institucioneve të tjera të lidhura me shtetin në tregun e bursës.

Amir Hossein Ghazizadeh, zëvendës kryetari i parlamentit, pati thënë më 2 tetor, se 90% e tregut të bursës është nën kontrollin e firmave të ligjit të lidhura me kompani shtetërore apo institucione ekonomike të tjera të lidhura me shtetin.

Tregu iranian i bursës ka rënë së tepërmi ditët e fundit dhe më 10 nëntor ra me 3225 pikë.

Disa ekspertë fajësojnë për rënien në tregun e bursës ndryshimet në zhvlerësimin e monedhës kombëtare pas shpalljes nga mediat amerikane se Joe Biden ka fituar zgjedhjet parlamentare.