Monday, February 6, 2023

Iran – Tubime anti-regjim në 20 qytete (15 provinca) në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Thirrjet: Poshtë tirani, paqe punëtorit; Të burgosurit politikë duhet të lirohen; Nuk do të votojmë më, kemi dëgjuar shumë gënjeshtra

Pavarësisht masave represive e shkurajuese, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët u grumbulluan në Teheran e 19 qytete të tjera për të protestuar kundër plaçkitjeve e politikave anti-punëtor të regjimit klerikal.

Janë zhvilluar protesta në Teheran, Karaj, Mashhad, Tabriz, Kermanshah, Borujerd, Arak, Bojnurd, Khorramabad, Ilam, Ahvaz, Rasht, Sari, Isfahan, Qazvin, Maragheh, Shush, Shahinshahr, Neyshabur, dhe Qom, nga 15 provinca. Në Tehran, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Shoqërore, dhe në qytete të tjera, grumbullimet u zhvilluan përpara zyrave të sigurimeve shoqërore.

Regjimi klerikal u përpoq t’i parandalonte protestat duke dërguar Forcat e Sigurisë së Shtetit, forcat e Ministrisë së Inteligjencës, dhe agjentë me veshje civile për të shpërndarë protestuesit. Në Teheran u dërguan autobuzë dhe automjete të tjera për të arrestuar dhe transportuar njerëzit. Por megjithatë, punëtorët e vazhduan protestën e tyre, duke mos i përfillur përgatitjet e regjimit, dhe në disa vende u rezistuan forcave represive. Dhjetëra punëtorë u arrestuan në Teheran e Karaj gjatë përplasjeve.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur protestuesit e varfër, duke thënë se, pavarësisht masave represive në Ditën e Punëtorëve, ata kanë arritur të shprehin “zemërimin” e tyre kundër diktaturës klerikale dhe kanë bërë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale. Një diktaturë që “plaçkit dhe është armik i punëtorëve.” Ajo shtoi se, për sa kohë që ky regjim të jetë në pushtet, varfëria, inflacioni, papunësia, shtypja, dhe diskriminimi ndaj punëtorëve do të shtohen. Përmbysja e regjimit klerikal dhe themelimi i lirisë e demokracisë janë hapa të domosdoshëm për respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ajo i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore e të drejtat e punëtorëve që të veprojnë menjëherë për të siguruar lirimin e punëtorëve të arrestuar në Iran.

Tehran – May 1, 2021

Teheran – Dhjetëra automjete të SSF ishin pozicionuar pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Shoqërore të regjimit, krahas shumë agjentëve me veshje civile, për të penguar tubimin e punëtorëve në Teheran – 1 maj 2021