Sunday, February 5, 2023

Iran: Viktimat e COVID-19 në 541 qytete tejkalojnë 274,500

 

 

Taskforca Kombëtare e Luftimit të Koronavirusit (NCCT): Në kulmin e shpërthimit të tretë të COVID-19, kishim 23,000 pacientë të shtruar në një ditë, ndërsa në këtë kulm, arritëm 50,000

  • Alireza Reisi, zëdhënësi i NCCT: Kemi 250,000 deri 300,000 pacientë të jashtëm çdo ditë. Lartësia e majës së valës së katërt të COVID-19 është dyfishi i lartësisë së majës së valës së tretë. Disa raste të variantit të Afrikës së Jugut janë identifikuar në jug të vendit. Ne gjithashtu kishim disa pacientë të dyshuar për kontraktimin e variantit indian COVID-19 duke pritur për rezultatet e testit. (Agjencia e lajmeve ISNA, Mary 2, 2021)
  • Këshilli i Qytetit të Teheranit: Qytetarët afganë nuk lejohen të vaksinohen për shkak të mungesës së një kodi kombëtar identifikimi. Nëse vaksinat nuk mund t’u jepen punëtorëve komunalë (afganë), si mund të punësohen këta qytetarë? (Agjencia e lajmeve Mehr, 2 maj 2021)
  • Universiteti i Shkencave mjekësore Isfahan: Me përjashtim të rajonit të Kashanit, 2,299 pacientë COVID-19 janë ende të shtruar në spital, 374 në ICU. Në 24 orët e kaluara, 27 persona kanë humbur jetën. (Mehr, 2 maj 2021)
  • Universitetet e Shkencave Mjekësore Mazandaran dhe Babol: Aktualisht, 1,152 pacientë COVID-19 janë të shtruar në spital, nga të cilët 270 janë të pranuar në pavijonet e ICU. (ISNA, 2 maj 2021)

Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI / MEK) njoftoi të Dielën, 2 maj 2021, që numri i të vdekurve COVID-19 në 541 qytete kishte tejkaluar 274,500.