
Punëtorët në mbarë globin po përjetojnë një periudhë të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Por në Iran, punëtorët janë nën një presion të dyfishtë nën regjimin e mullahëve, për shkak të politikës çnjerëzore të regjimit lidhur me Covid-19, politikë e bazuar në fshehje të fakteve dhe në mosveprim.
“Sipas statistikave zyrtare, mbi dy milion punëtorë, përgjithësisht me të ardhura të ulëta dhe që i përkasin shtresave të ulëta të shoqërisë, ndonjëherë edhe gra kryefamiljare, punojnë në sektorin informal të ekonomisë pa sigurime,” shkruan agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ILNA më 1 maj.





