Friday, March 29, 2024

Raport Live: Regjimi i Iranit Vret të Paktën 300 Njerëz Teksa Protestat Mbarëkombëtare Anti-regjim Vazhdojnë

iran protests september 29 2022Protestat mbarëkombëtare në Iran vazhduan të premten, më 30 shtator, për të 15-tën ditë radhazi, pavarësisht masave të sigurisë dhe represionit të rëndë nga regjimi i Iranit.

Sipas informacionit të mbledhur nga rrjeti i Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), më shumë se 164 qytete në të gjitha 31 provincat kanë raportuar zhvillimin e protestave anti-regjim në muajin shtator dhe forcat e sigurisë së regjimit kanë vrarë deri më sot të paktën 300 protestues dhe kanë arrestuar më shumë se 15,000 të tjerë në të gjithë vendin. Megjithatë, protestat vazhdojnë të shpërthejnë në mabrë vendin.