Saturday, July 27, 2024

Protestat në Iran: Përdorimi i Taktikave Qesharake Kundër MEK

Isfahan – Shtrati i lumit ZayandehRud – Mijëra fermerë dhe banorë të Isfahanit vazhdojnë protestën e tyre gjatë natës, duke kërkuar të drejtën për ujë – 19 nëntor 2021

Protestat në Iran: Duke Përdorur Taktika Qesharake Kundër MEK-ut, IRGC Përpiqet Dëshpërimisht ta Prezantojë Kryengritjen si të Parëndësishme dhe si një Dështim

Pas vazhdimit të kryengritjes dhe protestës së banorëve e fermerëve të Isfahanit, nga frika e përhapjes së protestave, Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC) të regjimit klerikal, në vend që t’ua rikthejë njerëzve ujërat e devijuara, po përdor taktika qesharake kundër Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI) duke u përpjekur dëshpërimisht ta prezantojë këtë kryengritje si të parëndësishme dhe të dështuar.

Klipi i titulluar “Dështimi i kundërrevolucionarëve për të shfrytëzuar çështjen e Zayandeh-Rud”, i prodhuar nga IRGC dhe i transmetuar nga mediat shtetërore, duke përfshirë Televizionin Shtetëror – Channel 1, “Klubin e Gazetarëve Javan” (i lidhur me IRGC-në), dhe gazetën Mashreq, lexon: “Pas thirrjes nga jashtë vendit, duke nxitur (popullin) për protestë dhe kryengritje mbarëkombëtare”, “Hipokritët (term përçmues i përdorur nga regjimi për të demonizuar MEK-un) dhe rrjetet disidente u përpoqën ta nxisnin popullin të revoltohej, por përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme,” … Mediat shtetërore treguan postimet në Twitter të zonjës Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Znj. Sarvnaz Chitsaz (Kryetare e Komitetit të Grave të NCRI-së) në lidhje me kryengritjen. Ata shkruan: “Bashkëpunëtorët e Maryam Rajavi-t e kanë përshkruar tubimin e popullit të Isfahanit si një protestë dhe kryengritje mbarëkombëtare”. (Channel 1 TV, Klubi i Gazetarëve të Rinj, Gazeta Mashreq etj.).

Konglomeratet nën kontrollin e IRGC-së dhe zyrave të Khameneit e kanë tharë lumin ZayandehRud duke gërmuar tunele të shumta dhe duke e devijuar rrjedhën e lumit për të furnizuar me ujë industritë ushtarake dhe projektet plaçkitëse gjatë dekadave të fundit, duke shkatërruar kështu mijëra fshatra e qindra mijëra fermerë.