Thursday, March 28, 2024

Protesta në Iran – Kryengritja e Shahrekordit për të protestuar për mungesën e ujit

iran-shahrekord-protests-22112021Protesta në Iran – Kryengritja e Shahrekordit për të protestuar për mungesën e ujit

Më 22 nëntor 2021, për të dytën ditë radhazi, mijëra njerëz të provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari demonstruan në kryeqytetin e provincës, Shahrekord (kundër mungesës së ujit dhe politikave plaçkitëse të regjimit klerikal)

Dje, demonstruesit marshuan nga Sheshi i Revolucionit drejt zyrës së Guvernatorit ku u mblodhën. Gjatë demonstratave, protestuesit brohorisnin: “Bakhtiari vdes, nuk pranon poshtërim”, “Kujdes kur të marrim armët”, “Turp për radion dhe televizionin shtetëror [për censurimin e lajmeve të protestave tona]”, “Lorestan, Khuzestani (krahinat) mbështesin protestat tona”, “Njerëzit e Çaharmahalit dhe Bakhtiarit nuk do të lejojnë t’u hiqet uji” dhe “Zyrtarët e paturpshëm plaçkitën ujin”.

Demonstruesit u zotuan se do të vazhdojnë protestat e tyre në ditët në vijim derisa të arrijnë të drejtat e tyre.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti popullin e guximshëm të Shahrekordit që u ngrit në vazhdën e protestave në Isfahan kundër grabitjes së burimeve ujore nga regjimi. Ajo tha: “Populli i Iranit ngrihet nga Khuzestani në Isfahan dhe Shahrekord.

Ata nuk duan të jetojnë nën zgjedhën e mullahëve që u kanë vjedhur ujin dhe ajrin. E vetmja rrugëdalje është t’i jepet fund sundimit të shtypjes së mullahëve.”