Wednesday, February 1, 2023

Protestat Gjithnjë e më të Mëdha në Iran Ringjallin Thirrjet për Ndryshim Regjimi

Iran protests, which initially started due to the water shortages in Khuzestan, have turned political, continued, spread to other cities.

Janë bërë gjashtëmbëdhjetë ditë që kur filluan protestat në provincën Khuzestan. Këto protesta, të cilat filluan për shkak të mungesave të ujit, janë bërë tashmë politike, kanë vazhduar, dhe janë përhapur në qytete të tjera. Njerëzit kanë marrë në shënjestër regjimin dhe Liderin Suprem në slloganet e tyre. Regjimi i ka shtuar masat shtypëse. Mbi 12 njerëz janë vrarë në Khuzestan gjatë ditëve të fundit, dhe, në mënyrë që ta ketë më të lehtë ta shtypë popullin, regjimi ka bllokuar internetin në Khuzestan.

Megjithatë, deri tani, regjimi ka dështuar në përpjekjen për ta vënë nën kontroll shoqërinë me anë të këtyre masave.

Të premten më 30 korrik, dhjetëra nëna të viktimave të protestave të nëntorit 2019 në Teheran nisën një marshim dhe protesta në solidaritet me banorët e Khuzestanit.

Duke mbajtur në duar fotot e fëmijëve të tyre të vrarë, ato marshuan duke thirrur me sllogane anti-regjim, e duke i nxitur njerëzit të ngrihen kundër regjimit të mullahëve.

Lidhur me këtë, zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e opozitës, tha:

“Lavdi nënave trime të dëshmorëve të nëntorit 2019 të cilat janë ngritur për të kërkuar drejtësi për fëmijët e tyre dhe për fëmijët e Khuzestanit. Thirrjet tuaja janë thirrjet e Iranit, që kërkon drejtësi për 42 vite masakra, ekzekutime, torturë, plaçkitje, e varfëri.”

Forcat e sigurisë të regjimit i arrestuan nënat e dëshmorëve të nëntorit 2019, por nga frika e reagimit të egër të popullit, i liruan ato pas pak orësh.

Pas një ndeshjeje futbolli, banorët e Tehranpars, në lindje të Teheranit, u derdhën nëpër rrugë natën e të premtes. Ata bllokuan rrugët duke thirrur: “As Gaza, as Libani, jeta ime për Iranin,” “Vdekje diktatorit,” “Poshtë Lideri Suprem,” “Lideri Suprem është turpi ynë,” dhe “kjo është fjala e fundit, kemi në shënjestër të gjithë regjimin.”

Protests in Khuzestan province enjoy support from other provinces in Iran