Thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndjekë penalisht Raisi-n menjëherë!
Më 18 qershor 2021, Ebrahim Raisi mori pushtetin me anë të një farse zgjedhjesh në Iran.
I quajtur “Kasapi”, Raisi ka patur pozicione të ndryshme brenda pushtetit gjyqësor, që në vitin 1979, kur ishte vetëm 19 vjeç. Posti i tij më i fundit ka qenë si Kryegjyqtar i Iranit.
Por ai njihet kryesisht për rolin e tij në masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në verën e vitit 1988, ku ka shërbyer si një nga katër anëtarët e ‘komisionit të vdekjes’ që mbikëqyrte ekzekutimet në Teheran.
“Krimi më i madh i kryer gjatë Republikës Islamike, për të cilin do të na dënojë historia, është kryer nga duart tuaja.”
– Montazeri, pasuesi që do të zëvendësonte Khomeini-n në atë kohë, duke iu drejtuar komisionit të vdekjes të Teheranit
Por Raisi nuk ka bërë krime vetëm në vitet 1980. Si kreu i gjyqësorit, Raisi ka mbikëqyrur shtypjen e protestave mbarëkombëtare në nëntor 2019, si dhe ekzekutimin e torturimin e të arrestuarve pas këtyre protestave.
Sot i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndjekë penalisht Raisi-n.
Mosveprimi vetëm sa do ta trimërojë regjimin për të vazhduar dhunimet e rënda të të drejtave njerëzore dhe krimet kundër njerëzimit.