Të rinjtë e Teheranit zhvillojnë tubim në solidaritet me kryengritjen e Khuzestanit
Të rinj e të reja të Teheranit u grumbulluan mbrëmjen e së shtunës, 31 korrik 2021, në parkun e teatrit të qytetit për të shprehur solidaritetin e tyre me kryengritjen e Khuzestanit.
Njerëzit, shumica të rinj studentë, u mblodhën në parkun që ndodhet në kryqëzimin Vali-Asr. Ata thërrisnin, “Iranianët më mirë vdesin sesa të pranojnë poshtërimin,” “Nga Khuzestani në Teheran, Bashkohuni, Bashkohuni,” “Bashkëatdhetarë na mbështetni,” “Vdekje diktatorit,” etj.
Forcat e sigurisë qëlluan me gaz lotsjellës e plumba të vegjël për të shpërndarë turmën. Ata rrahën disa prej protestuesve dhe tentuan t’i arrestonin. Por pjesëmarrësit në protestë iu kundërvunë forcave represive dhe i mbrojtën viktimat.
Foto e bërë nga një video-klip i tubimit në Teheran, 31 korrik
Një nga videot e këtij tubimi tregon një grua me moshë mesatare që mbron një vajzë të re nga forcat e sigurisë që duan ta arrestojnë, dhe turma thërret, “lëshojeni!”
Banorët e provincës Khuzestan, e cila është e pasur me naftë dhe ndodhet pranë lumenjve Karun e Karkheh, kanë etje. Ata nuk kanë ujë të pijshëm. Gratë dhe fëmijët vuajnë shumë nga mungesa e ujit të pijshëm. Fermerët nuk kanë ujë për tokat e bagëtitë e tyre, shumë prej të cilave kanë ngordhur.