Teksa krizat e rënda ekonomike dhe shoqërore vazhdojnë në Iran, në shumë qytete në mbarë vendin ka patur shtim të protestave nga të gjithë sektorët e shoqërisë për shkak të keqmenaxhimit të regjimit. Më poshtë vijon një pjesë e raporteve për protestat, të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Të martën, 29 dhjetor, punonjësit me kontratë të kompanisë së universiteteve të shkencave mjekësore zhvilluan një protestë përpara Majlis (parlamentit) të regjimit në Teheran, ku u kërkuan autoriteteve t’ua qartësonin statusin e punësimit.
Punonjësit e shëndetësisë me kontratë zhvillojnë protestë përpara Majlis (parlamentit) të regjimit në Teheran – 29 dhjetor 2020
Protestuesit kërkuan bonueset 50%, të aplikuara për kontratat zyrtare që nga 21 dhjetori. Protestuesit thanë se janë privuar nga benefitet e tyre për shkak të rendit të punësimit në kompani.
Protestë nga një grup punëtorësh të hequr nga puna nga fabrika Rangin-Nakh në Semnan – 29 dhjetor 2020
Ndërkohë që populli i Iranit vuan nga varfëria, regjimi shpërdoron pasuritë kombëtare për të mbështetur terrorizmin.
Mahmoud al-Zahar, anëtar i lartë i udhëheqjes së Hamas, tha të dielën për Al-Alam, rrjetin në gjuhën arabe të televizionit shtetëror të Iranit, se gjatë një takimi në 2006-ën me Qassem Soleimani, krye-mjeshtrin e eliminuar terrorist të Iranit, në Teheran, ai i kishte shpjeguar Soleimani-t “problemin themelor të stafit dhe shërbimeve shoqërore të popullit të Gazës.” “Haj Qassem iu përgjigj menjëherë kërkesës sonë, kështu që ditën e nesërme, kur mbaroi takimi, pashë 22 milion dollarë në bagazhet tona në aeroport,” tha ai.