Friday, January 27, 2023

Populli i Iranit Vazhdon Përpjekjen e Tij për Ndryshim Regjimi Pavarësisht Gjithë Pengesave

Ngjarjet e 2020-ës treguan se shoqëria iraniane gjendet në prag të shpërthimit, ndërkohë që regjimi vazhdon të kapet pas pushtetit të tij të brishtë me anë të shtypjes brutale dhe eksportit të terrorizmit jashtë vendit. Ndryshe nga qeveritë e tjera të cilat kanë patur si prioritet ta vënë nën kontroll Covid-19-ën, regjimi i Iranit është përpjekur ta përdorë pandeminë për të zgjatur sundimin e tij.

Irani është një vend tek i cili duhet t’i fokusojë në mënyrë efektive përpjekjet e tij komuniteti ndërkombëtar. Irani është goditur më rëndë se çdo vend tjetër rreth tij nga shpërthimi i koronavirusit, dhe kjo vështirësi është thelluar nga përkeqësimi i kushteve në fusha të tjera. Krizat në fushën e të drejtave njerëzore janë një karakteristikë e vazhdueshme e regjimit teokratik. Të dyja këto kriza janë përkeqësuar gjatë 2020-ës, pjesërisht për shkak të fajësisë së regjimit në mos-vënien nën kontroll të infektimeve, si dhe për shkak se regjimi është treguar tepër agresiv ndaj disidencës me qëllimin për ta qetësuar ankthin e vet për sa i përket shpërthimit të mospajtimit popullor kohët e fundit.