Friday, March 29, 2024

“Nitrati i disidencës” mund të shpërthejë në çdo moment në Iran, paralajmëron media shtetërore

Scene of the November 2019 uprising in IranSkenë nga kryengritja e nëntorit 2019 në Iran

Analizë nga PMOI/MEK

Iran, 12 gusht 2020—E përditshmja shtetërore Asre Iran publikoi të martën një artikull me titull “Nitrati i Disidencës—Duhet të kemi kujdes që Irani të mos bëhet Beiruti i radhës,” ku paralajmëron për shoqërinë si fuçi baruti në vend dhe ku e krahason status quo-në në Iran me atë të Beirutit dhe të të gjithë Libanit. Disidenca tek populli iranian po bëhet shumë e ngjashme me nitratin e amoniakut që ishte akumuluar në portin e Beirutit dhe mund të shpërthejë në çdo moment, thotë artikulli.

Ky shkrim i Asre Iran paraqet shqetësimet e mëdha që po përshkallëzohen tek zyrtarët e regjimit, lidhur me natyrën shpërthyese të shoqërisë së Iranit, sidomos të të rinjve. “Nitrati i amoniakut i grumbulluar në doganën e Beirutit kishte vite që mblidhte pluhur në Magazinën 12 dhe askush nuk i kushtonte vëmendje. Shumë madje e kishin harruar faktin që një bombë 2,750-tonëshe ishte e vendosur mu pranë tyre dhe kalonin atje të shkujdesur ditë pas dite,” vazhdon shkrimi.

“Papritmas, megjithëse me një shkëndijë të vogël që veproi si katalizator, ajo magazinë e heshtur u shndërrua në një shpërthim të përbindshëm dhe Beiruti, me gjithë shkëlqimin dhe bukurinë e tij, u shkatërrua në pak sekonda. Kjo është shumë e ngjashme me historinë tonë dhe me magazinën e madhe në Iran e cila mund të shpërthejë në çdo çast dhe të rrafshojë gjithçka brenda pak sekondash.