Thursday, March 28, 2024

Iran: Pas Kryengritjeve Masive dhe Mospajtimit Publik, Frika e Teheranit nga MEK Rritet

Maryam Rajavi, NCRI’s President-elect, standing in front of a monument dedicated to Iran's uprising and youth rising up against the mullahs’ dictatorship – Ashraf 3, July 17, 2020

Ashraf-3, shtëpia e MEK në Shqipëri

Deklaratat e fundit publike nga zyrtarët e regjimit iranian kanë qenë goxha të drejtpërdrejta në një mënyrë të pazakontë, lidhur me rreziqet ndaj mbajtjes së pushtetit prej tyre. Në grumbullimet për lutjet e së premtes në qytetet kryesore në fund të korrikut, përfaqësuesit lokalë të Udhëheqësit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, e morën në shënjestër të veçantë Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), duke i paralajmëruar elementët e regjimit që të jenë vigjilentë ndaj veprimeve të mëtejshme të “Njësive të Rezistencës” të MEK. Por duke folur kështu, ata treguan edhe frikën që kanë nga alternativa e vlefshme ndaj regjimit.

Ky do të ishte një shpjegim për një shpërthim veprimtarish nga të rinjtë e rebeluar, që ka koinçiduar pak a shumë me këto fjalime të të premteve. Që nga java e fundit e korrikut e gjatë javës së parë të gushtit, të rinjtë e rebeluar në disa pjesë të Iranit kanë filmuar veten në vende publike duke djegur foto të Ali Khamenei-t e të zyrtarëve të tjerë udhëheqës. Disa madje u kanë vënë flakën imazheve të Khamenei-t dhe themeluesit të regjimit Ruhollah Khomeini në billboard-e, ose kanë ndezur zjarre pranë mureve të ndërtesave që i përkasin forcave represive si Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Veprime të tilla të drejtpërdrejta kundër autoriteteve të regjimit bëhen edhe më domethënëse nga fakti që komuniteti aktivist i Iranit ka pësuar kohët e fundit atë që mund të quhet rasti më i rëndë i represionit qeveritar që në vitet 1980. Nëntorin e shkuar, MEK luajti rol kyç në një kryengritje spontane mbarëkombëtare kundër regjimit. Pjesëmarrësit në rreth 200 qytete përdorën sërish slloganet që kishin karakterizuar një tjetër kryengritje mbarëkombëtare të ngjashme në janar 2018, duke mos lënë asnjë dyshim lidhur me miratimin e tyre për një platformë të ndryshimit të regjimit. Në panik nga dështimi i tij i mëparshëm në shtypjen e këtij mesazhi, regjimi dërgoi IRGC-në që të hapte zjarr mbi turmat e protestuesve paqësorë, duke vrarë afërsisht 1,500 njerëz brenda pak ditësh.

Këto masa të egra me sa duket ia dolën ta shtynin lëvizjen anti-qeveritare nën tokë sërish, por jo për një kohë të gjatë. Në janar shpërthyen edhe një herë protesta masive publike në disa provinca iraniane, pasi autoritetet e regjimit ishin përpjekur ta fshehnin përgjegjësinë e IRGC-së për rrëzimin e një avioni të Ukraine International Airlines, ngjarje që solli vdekjen e 176 njerëzve. Ashtu si në rastet e dy kryengritjeve të mëparshme, fokusi fillimisht i ngushtë i demonstratave të janarit më pas u zëvendësua me mospajtim ndaj regjimit në tërësi, dhe ndaj praktikave të një kohe të gjatë, të cilat e bënë të mundur një incident të tillë.

Me çdo varg të ri protestash, iranianët tregojnë se po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për përbuzjen e natyrshme që regjimi ka për të drejtat njerëzore. Dhe si pionierë të këtyre përpjekjeve, njësitë e rezistencës të MEK janë të vetëdijshme në mënyrë unike për këtë karakteristikë. Ky fakt theksohet qartë në disa nga regjistrimet e bëra nga këta aktivistë gjatë javëve të fundit, si dhe në graffiti-t shoqëruese që sjellin në vëmendje krimet e pandëshkuara nga e kaluara e regjimit.

Në disa mure ka shkrime që mund të përkthehen si: “Vrasja masive është simptoma kryesore e virusit të mullahëve.” Në disa shkrime të tjera nënvizohen raste specifike, veçanërisht masakra ndaj të burgosurve politikë e cila ndodhi në verën dhe vjeshtën e 1988-ës. Në atë kohë, me urdhër të Khomeini-t, sistemi gjyqësor krijoi “komisione të vdekjes” të cilat do t’i merrnin në pyetje disidentët lidhur me pikëpamjet dhe lidhjet e tyre, dhe më pas do t’i ekzekutonin të gjithë ata që vazhdonin ta kundërshtonin autoritetin e regjimit, apo vazhdonin të ishin simpatizantë të MEK. Pas disa muajsh, numri i vdekjeve arriti në mbi 30,000, dhe shumë viktima u hodhën në varre të fshehta masive.