Thursday, March 28, 2024

Mësuesit protestojnë kundër planit të renditjes të mullahëve në 100 qytete anembanë Iranit

 

Protestat e mësuesve në Iran – Sanandaj – 23 dhjetor 2021

Mësuesit iranianë zhvilluan protesta e greva të gjera në shumë qytete të vendit të enjten më 23 dhjetor 2021. Mësuesit e punësuar, ashtu edhe ata në pension, po bëjnë greva në protestë ndaj miratimit nga parlamenti iranian të një plani formal renditjeje, i cili nuk i plotëson kërkesat e tyre.

Lirimi i mësuesve të burgosur dhe rregullimi i pensioneve të mësuesve pensionistë janë gjithashtu ndër kërkesat kryesore të protestuesve.

Gratë kanë patur pjesëmarrje aktive dhe të gjerë në këto protesta mbarëkombëtare, për të cilat ishte bërë thirrja paraprakisht. Mësuesit iranianë i kanë dhënë një mësim të paharrueshëm regjimit klerikal duke u derdhur nëpër rrugë.

 

Protesta e mësuesve në Marivan, 23 dhjetor 2021

Protestat e mësuesve në Iran – Karaj – 23 dhjetor 2021