Mesazhi i Marjam Raxhavit për Krishtlindje

908

Marjam Raxhavi: Krishti është mesazhi përfundimtar i fitores së rebelimit kundër tiranisë dhe padrejtësisë

Përshëndetje Jezu Krishtit, “Dielli i Drejtësisë” për të privuarit dhe të shtypurit dhe ylli udhërrëfyes që i inkurajon ata të ngrihen dhe të rebelohen për liri.

Përshëndetje për Virgjëreshën Mari, e cila iu përkushtua shpëtimit të njerëzimit. Kurani i Shenjtë e përshkruan atë si një nga misionaret më të mëdhaja të unitetit dhe pararendëse të lirisë njerëzore.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Të nderuar të krishterë në Iran dhe në mbarë botën, përkrahës të Rezistencës së popullit iranian,

Gëzuar Krishtlindjet për të gjithë ju, ndjekës të çlirimit, paqes dhe drejtësisë.

Në këtë natë të bekuar, të ndjekur nga “ditët më të ndritshme” me lindjen e Krishtit, lutem që populli dhe atdheu im të triumfojnë mbi regjimin e keq të mullahëve kriminalë dhe të arrijnë lirinë dhe lumturinë.

Ne nderojmë emrin e Krishtit, i cili sipas fjalëve të Biblës është “drita e botës”. Ai është frymëzimi për këdo që kërkon të rrëzojë shtypësit, farisenjtë hipokritë dhe mullahët demagogë.

Le të kujtojmë në këtë natë nënat e dëshmorëve të masakrës së vitit 1988, nënat e dëshmorëve të kryengritjes, veçanërisht të kryengritjes së Nëntorit 2019, guximi dhe sakrifica e të cilëve përputhet me atë të Virgjëreshës Mari.

Krishti (paqa qoftë me të.) është profeti i atyre që japin jetën për liri dhe ngrihen për drejtësi. Ai i përket të gjithë njerëzve të botës. Ai është profeti i “atyre që vajtojnë”, profeti i “të përulurve”, profeti i “atyre që janë të uritur dhe të etur për drejtësi” dhe profeti i “atyre që janë të përndjekur për hir të drejtësisë” ose që akuzohen në mënyrë të rreme. (1)

Sot, ai është në mesin e protestuesve në Iran, me fermerët e privuar të Isfahanit, Shahrekordit dhe Khuzestanit. Ai është me ata që kanë etje për ujë dhe liri në të gjithë Iranin. Siç tha ai: “Sepse ku mblidhen dy a tre në emrin tim, atje jam unë me ta”. (2)

Ai është me transportuesit e karburanteve Beluç dhe martirët. Ai është me mësuesit e frustruar që duan që fëmijët e Iranit të fitojnë njohuri duke gëzuar lirinë dhe barazinë.

Krishti është mesazhi përfundimtar i fitores së rebelimit kundër tiranisë dhe padrejtësisë, sepse “drita shkëlqen në errësirë; dhe errësira nuk e ka mposhtur atë.” (3)

Gjithashtu lutemi për shërimin dhe ripërtëritjen e të gjithë të sëmurëve në këtë natë të mrekullueshme. Ne lutemi për ata të privuar nga mundësitë mjekësore dhe kujdesi, por që ndodhen nën sundimin e mullahëve – ata të cilët janë të shtypur dhe të plaçkitur nga ky regjim shtypës.

Prandaj, në lutjet e mia përsëris fjalët e Jezu Krishtit, i cili tha: “Duajeni njëri-tjetrin siç ju kam dashur unë. nuk ka dashuri më të madhe se sa kjo: të sakrifikohesh për të tjerët (4)

Përshëndetje Jezu Krishtit, lajmëtar i lirisë dhe drejtësisë, dhe përshëndetje Virgjëreshës Mari, trashëgiminë e së cilës e ndjekim dhe i përmbahemi.

Shënime

1 – Matthew 5:3-11
2 – Matthew 18:20
3 – John 1:5
4 – John 15: 12-13

Mesazhi i Marjam Raxhavit për Krishtlindje