Pas një fushate ndërkombëtare për të ndaluar ekzekutimin e Navid Afkari-t, një protestues i arrestuar në 2018-ën, regjimi iranian i ka transmetuar rrëfimet e tij të detyruara përsëri të hënën.
Transmetimi i rrëfimeve të detyruara në televizion tregon se mullahët kanë ndërmend ta ekzekutojnë Navid-in dhe është një shenjë e shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut që kryejnë mullahët.
Navid Afkari – Vahid Afkari
Navid Afkari Sangari, 27 vjeç, është kampion në mundje. Atë e kanë arrestuar në 2018-ën, së bashku me dy vëllezërit e tij. Pas disa muajsh tortura të tmerrshme, dhe pas një rrëfimi të transmetuar në televizion, Navid-in e dënuan me dy herë ekzekutim.
Në një letër nga burgu, Navid shkruan: “Për rreth 50 ditë më është dashur të duroj torturat më të tmerrshme fizike e psikologjike. Më rrihnin me shkopinj, duke më goditur në krahë, këmbë, bark e shpinë. Më vinin një qese në kokë e më torturonin derisa më merrej fryma gati në prag të vdekjes. Më kanë hedhur edhe alkool në hundë.”
Në një zhvillim të ngjashëm, regjimi iranian ka ekzekutuar Mostafa Salehi, një protestues i arrestuar në 2018-ën në qytetin Isfahan, më 5 gusht. Mostafa është torturuar mizorisht për ta detyruar të pranonte se kishte vrarë një agjent të forcave të sigurisë. Një burim i afërt me familjen e Mostafa Salehi ka thënë: “Gjatë marrjeve në pyetje, Mostafa-it ia kishin thyer dorën dhe të dyja këmbët. Gjithashtu, agjentët kanë përdorur gjilpëra për ta shpuar nën thonj. Torturat ishin kaq të rënda saqë ai ishte dëmtuar edhe në qafë e në shtyllën kurrizore.”
Al Younesi-Amirhossein Moradi
Gjithashtu, dy të burgosur politikë, Ali Younesi dhe Amir Hossain Moradi, studentë elitarë të arrestuar në prill, janë tashmë nën presion për të bërë rrëfime të detyruara në televizion. Lidhur me këtë, motra e Ali Younesi shkroi në Tëitter të shtunën: “Të mërkurën (2 shtator), vëllait tim Ali Younesi i kanë thënë t’i pranojë akuzat kundër tij në një rrëfim në televizion. Nëse e bën këtë, ai do të dënohet me burgim të përjetshëm e jo me vdekje. Pas pesë muajsh që e kanë mbajtur në burg, e kanë vënë në izolim, dhe e kanë marrë në pyetje publikisht, ata ngulin këmbë për një intervistë televizive, duke e kërcënuar e duke i bërë presion për tre javë.”