
Në 2018-ën, ky tubim i përvitshëm për “Lirinë e Iranit” tashmë përfaqësonte një kërcënim kaq të madh për regjimin iranian, saqë zyrtarët e lartë bënë plane për një sulm terrorist mbi eventin e atij viti. Këto plane u kanalizuan përmes ambasadës iraniane në Vienë, ku një diplomat-terrorist me emrin Assadollah Assadi e udhëhoqi komplotin dhe u koordinua me tre agjentë të celulave të fjetura iraniane në Europë. Assadi ua kishte dorëzuar personalisht dy prej këtyre operativëve materialin eksploziv dhe një detonator, së bashku me udhëzimet për ta transportuar atë nga Belgjika në Francë, dhe në vendin e zhvillimit të tubimit në rrethinat e Parisit, në Villepinte.





