Të premten mbrëma, 30 korrik 2021, në javën e tretë të kryengritjes, banorët e Teheranit dhe shumë qyteteve të tjera dolën nëpër rrugë duke bërë thirrje për përmbysjen e fashizmit fetar që sundon Iranin
Njoftim për shtyp –Kryengritja në Iran – Nr. 21
Protestuesit thërrasin: “Tanke, Pushkë, Khamenei duhet të vdesë,” “Vdekje diktatorit,” dhe “Vdekje Liderit Suprem për krimet e gjithë këtyre viteve”
Mbrëmjen e së premtes, 30 korrik 2021, në javën e tretë të kryengritjes, banorët e Teheranit dhe shumë qyteteve të tjera dolën nëpër rrugë duke thirrur për përmbysjen e fashizmit fetar që sundon Iranin. Protestuesit thërrisnin, “Tanke, Pushkë, Khamenei duhet të vdesë,” “Lideri (Khamenei) është turp për ne,” “Vdekje Liderit Suprem për krimet e gjithë këtyre viteve,” “Vdekje diktatorit” dhe “As Gaza as Libani, e jap jetën për Iranin.”
Në orët e para të së shtunës, 31 korrik, pas një ndeshjeje futbolli, kur të rinjtë e Narmak (në Teheranin veri-lindor) dolën nëpër rrugë duke thirrur “Vdekje diktatorit,” ata u sulmuan nga Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF), dhe shumë demonstrues u arrestuan.
Në Tehranpars (në Teheranin veri-lindor), të rinjtë e rebeluar ndezën zjarre në rrugë (për të bllokuar lëvizjen e SSF). Ata protestuan kundër regjimit, duke thirrur, “Vdekje parimit Velayat-e-Faqih (sundimi absolut klerikal).” SSF bllokuan sheshin Sadeghi të Teheranit (një nga vatrat e protestave në Teheran) nga frika e përhapjes së protestave.
Në të njëjtën kohë, të rinjtë e rebeluar në Baharestan (provinca Teheran) organizuan demonstrata mbrëmjen e së premtes, të cilat zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Në Ahvaz, të rinjtë e rebeluar u grumbulluan me slloganin, “Kjo është fjala jonë e fundit; shënjestra jonë është i gjithë regjimi.” Gjithashtu, në Shooshtar, të rinjtë e rebeluar bllokuan rrugën dhe organizuan një demonstratë kundër regjimit.