Tuesday, January 31, 2023

Forcat e sigurisë arrestojnë banorë dhe minorenë pas protestave të ujit në Khuzestan

Security forces arrest locals, minors after Khuzestan water protests

Pas dy javësh protesta të përnatshme për ujin, forcat e sigurisë kanë arrestuar një numër banorësh e minorenësh në provincën jug-perëndimore Khuzestan. Ka patur disa raporte që tregojnë se forcat e sigurisë kanë shkuar në shtëpitë e aktivistëve civilë për të kryer arrestimet.

Gjatë javës së fundit, ka patur raporte për arrestimin e minorenëve të cilët janë liruar vetëm pas pagesës së një shume të madhe parash. Një deputet nga Ahvaz në Iranin jug-perëndimor tha se numri i saktë i të arrestuarve nuk është i qartë por i kanë thënë se personat e arrestuar për pjesëmarrje në protesta të cilët nuk kanë kryer “akte kriminale” do të lirohen.

Më përpara, Ali Shamkhani, kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, dhe Gholamhossein MohseniEje’i, Kryegjyqtari i ri i Iranit, kishin thënë të dy se të arrestuarit që nuk kanë kryer “akte kriminale” do të lirohen. Shumë avokatë e ekspertë kanë ngritur pyetjen pse janë arrestuar ata nëse nuk kanë kryer akte kriminale, duke patur parasysh që sipas ligjit iranian, protestat paqësore janë të lejueshme.

Numri i saktë i të arrestuarve pas protestave të ujit nuk është ende përfundimtar. Më 24 korrik, Agjencia e Lajmeve për të Drejtat Njerëzore identifikoi emrat e 102 protestuesve të arrestuar. Profili në Telegram i Khakzadegan ka identifikuar emrat e 350 njerëzve. Të dy këto burime kanë thënë se ka edhe shumë të tjerë.