Banorët e fshatit Gheyzanieh në provincën Khuzestan të Iranit jug-perëndimor protestuan ndaj mungesës së ujit të pijshëm dhe forcat e regjimit hapën zjarr
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 24 maj 2020—Të shtunën më 23 maj, forcat e sigurisë të regjimit iranian hapën zjarr mbi një grup fshatarësh në Gheyzanieh të provincës Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor, ndërkohë që banorët po protestonin ndaj ndërprerjeve të mëdha të ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre. Tubimi i tyre u zhvillua në një rrugë që lidh qytetet Ahvaz, Ramhormoz dhe Omidiyeh.
Vlen të përmendet se Provinca Khuzestan është aktualisht njëra nga epiqendrat më të mëdha të koronavirusit në Iran dhe numri i rasteve të reja po rritet në mënyrë alarmante. Ka lagështirë të madhe dhe stuhitë e pluhurit ua kanë bërë jetën shumë të vështirë banorëve. Prandaj mungesa e ujit të pijshëm po ua vë jetën në rrezik.