Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Mbi 44,300 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran – Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi sipas burimeve të PMOI MEK
Rouhani fajëson publikun për shpërthimin e ri të virusit, kërcënon rivënien e kufizimeve
Maryam Rajavi: Pafytyrësia dhe projektimi i fajit mbi të tjerët do të vazhdojnë pa pushim derisa regjimi të përmbyset, në stilin e njohur të mullahëve çnjerëzorë, të cilët janë shkaktarët kryesorë të vdekjes e shkatërrimit në Iranin e pushtuar
Pavarësisht lajmit të tmerrshëm të shpërthimeve të reja të koronavirusit në provinca të ndryshme, edhe një herë, Rouhani e projekton paturpësisht fajin tek publiku dhe kërcënon t’i rivendosë kufizimet. Gjatë një telefonate me Ministrinë e Brendshme të regjimit, të raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA, Rouhani “ka marrë raporte nga disa provinca, ku është shtuar përhapja e virusit për shkak të mospërfilljes së njerëzve ndaj protokolleve shëndetësore, dhe tha: Nëse banorët e këtyre provincave dhe qyteteve nuk i zbatojnë protokollet shëndetësore, do të na duhet t’i rivendosim disa kufizime.”
Në një telefonatë me guvernatorin e Khuzestan, Rouhani, komentet e të cilit u publikuan sot në faqen e tij të internetit, konfirmoi se, ndërkohë që kishte marrë një “raport të plotë të … tendencës në rritje të numrit të pacientëve në këtë provincë për shkak të mungesës së zbatimit të plotë të protokolleve shëndetësore …rritja e numrit të pacientëve mund të çojë në rikthimin e disa kufizimeve në provincë.”
“Njerëzit në Khuzestan e në disa provinca të tjera jugore po përballen me shumë probleme të shkaktuara nga shpërthimi i koronavirusit … Nëse situata vazhdon kështu, do të jetë e vështirë të mbahet nën kontroll koronavirusi në këto provinca,” tha sot për agjencinë e lajmeve Tasnim një deputet i parlamentit të regjimit nga Izeh dhe Bagh-e Malek.