Friday, March 29, 2024

Iran: Dita e Tretë e Kryengritjes Mbarëkombëtare të Mësuesve

Protestuesit thërrasin: “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen,” “Mësues, ngrihuni për të zhdukur diskriminimin,” “Mësues, ngrihuni për të mbrojtur të drejtat tuaja”

 

Për të tretën ditë rresht mësuesit dhe arsimtarët u mblodhën në një protestë mbarëkombëtare. Në Teheran, protestuesit u grumbulluan jashtë Parlamentit të regjimit ndërsa në qytete të tjera jashtë departamenteve lokale të arsimit.

Protestat e sotme u zhvilluan pavarësisht përpjekjeve të Forcave të Sigurisë së Shtetit (SSF), agjentëve civilë dhe atyre të Ministrisë së Inteligjencës, të cilët tentuan të parandalonin tubimet e mësuesve dhe i sulmuan ata në disa qytete.

Në Teheran, forcat represive sulmuan tubimin e mësuesve dhe u përpoqën t’i shpërndanin ata, por u detyruan të tërhiqeshin përballë rezistencës së protestuesve, të cilët bërtisnin: “Turp për ju”. Mijëra mësues dolën në rrugë për të protestuar në Shiraz pavarësisht represionit të SSF-së.

Mësuesit protestues në qytete të ndryshme thërrisnin: “Mësues, ngrihuni dhe mbroni të drejtat tuaja”, “Mësuesit e burgosur duhet të lirohen”, “Mësues, ngrihuni për të zhdukur diskriminimin”, “turp, turp për ata që pretendojnë se mbrojnë drejtësinë,” Kombi nuk ka parë kurrë kaq shumë padrejtësi”, “Mësues liridashës, kërkoni të drejtat tuaja”, “Mësuesit vdesin, por nuk e pranojnë poshtërimin”, “Nuk do të ndalemi derisa të fitojmë të drejtat tona” dhe “Mësues kërkoni të drejtat tuaja. ”

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përgëzuar mësuesit liridashës të cilët, duke sfiduar forcat represive, kanë dalë nëpër rrugë anembanë Iranit dhe thërrasin: “Mësues ngrihuni dhe mbroni të drejtat tuaja”, “Mësues ngrihuni për të zhdukur diskriminimin” dhe “Lironi mësuesit e burgosur”.

Zonja Rajavi shtoi: U bëj thirrje të gjithë studentëve dhe të rinjve t’i mbështesin mësuesit protestues që përfaqësojnë vendosmërinë e kombit kundër regjimit kriminal të mullahëve. Kjo është një kryengritje për drejtësi, liri dhe për sovranitet kombëtar kundër një regjimi që ka plaçkitur dhe shkatërruar pasurinë dhe asetet e popullit iranian.