Thursday, February 2, 2023

Dita e të Drejtave të Njeriut Nxit Ringjalljen e një Ndjesie Urgjence Lidhur me të Drejtat e Njeriut në Iran

E premtja shënoi Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

 

Ndërkohë që shumë shtete po ndërmarrin hapa seriozë për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në vendet e tyre, shumë prej tyre po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa konkretë drejt vënies para përgjegjësisë të regjimit iranian për shkeljet e të drejtave të njeriut, gjithënjë në rritje.

Diana Eltahawy, zëvendësdrejtoresha e Amnesty-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, deklaroi se Irani “vuan nga një krizë e thelluar e të drejtave të njeriut, me qindra individë të dënuar me vdekje pas gjyqeve të padrejta – duke përfshirë edhe ata që janë arrestuar që fëmijë – dhe mijëra të persekutuar ose të burgosur arbitrarisht sepse kërkojnë në mënyrë paqësore të drejtat e tyre njerëzore.” Kjo organizatë që mbron të drejtat e njeriut ka sugjeruar më parë se kjo situatë po ushqehet nga një pritshmëri pandëshkueshmërie nga ana e Teheranit, e cila nga ana tjetër i atribuohet kryesisht heshtjes relative të politikëbërësve perëndimorë për çështje të ndryshme kyçe.

Përgjigjja e komunitetit ndërkombëtar ndaj farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit iranian në qershor është një shembull i qartë i kësaj heshtjeje.

Amnesty International dukej se e kishte kuptuar që caktimi i Raisi-t si president nuk përkonte me vullnetin e popullit iranian kur publikoi një deklaratë një ditë pas zgjedhjeve, duke shprehur pakënaqësinë se Raisi ishte “ngjitur në presidencë në vend që të hetohej për krimet kundër njerëzimit të vrasjes, zhdukjes me forcë, dhe torturës.” Kjo, thotë deklarata, ishte një “kujtesë e zymtë se pandëshkueshmëria ka pushtet suprem në Iran”.

Më herët të martën, rreth 100 eurodeputetë publikuan gjithashtu një deklaratë duke u kërkuar qeverive të tyre dhe BE-së në tërësi që të bëjnë zyrtarisht Teheranin përgjegjës për një krim të madh kundër njerëzimit të kryer në verën e vitit 1988. Thirrja për të ndjekur penalisht Raisi-n për krime kundër njerëzimit u përsërit nga dhjetëra eurodeputetë në një konferencë ndërkombëtare të martën.