Saturday, January 28, 2023

Infermierët e Iranit, viktima të mullahëve në pushtet

Iran's nursesNë shumicën e vendeve, infermierët janë grupi më i madh i profesionistëve të kujdesit shëndetësor që ofrojnë kujdes direkt dhe indirekt për pacientët në një sërë mjedisesh shëndetësore dhe për një sërë problemesh shëndetësore. Cilësia e kujdesit të ofruar nga infermierët është e lidhur fort me performancën e tyre dhe mungesa e personelit infermier shkakton rënie të cilësisë së kujdesit ndaj pacientit. Në vitin 2008, u vlerësua se kishte pak më shumë se 90,000 infermierë në Iran, por institucionet e kujdesit shëndetësor kishin nevojë për rreth 220,000 infermierë për të ofruar kujdesin optimal.

Infermieria është një punë me rrezik të lartë. Në përgjithësi, infermierët shpesh janë të ekspozuar ndaj streseve të tilla si kushte jonormale mendore dhe fizike gjatë turneve të tyre; infeksioneve me patogjenë dhe viruse si Koronavirusi, hepatiti dhe SIDA; si dhe ekspozimi ndaj rrezatimit dhe kancerogjenëve. Puna e tyre është krejtësisht e ndryshme nga ajo e një punonjësi të ulur në tavolinë.

Sipas Iraj Harirchi, ish zëvendës ministrit të shëndetësisë në Iran, “Për çdo 1000 iranianë, ka vetëm 1.6 mjekë të përgjithshëm, dentistë dhe specialistë, ndërsa raporti minimal i nevojshëm për të përmbushur kërkesat e vendit është 2.5 mjekë për 1000 njerëz”.

Duke qenë se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vendosur objektivin e saj të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) për mbulimin e kujdesit shëndetësor në “4.45 mjekë, infermierë dhe mami për 1000 njerëz” deri në vitin 2030, Irani ka shumë për të bërë.

Edhe përpara pandemisë së koronavirusit që solli sfida të paprecedent në sistemin e kujdesit shëndetësor të Iranit, vendi kishte probleme me mbajtjen e profesionistëve mjekësorë.

Më 5 maj, gazeta shtetërore Jahan-e-Sanat citoi Mohammad Sharifi Moghaddam, Sekretarin e Përgjithshëm të Shtëpisë së Infermierëve, duke thënë: “Me shpërthimin e Koronavirusit dhe me vuajtjet që infermierët e Iranit kanë duruar për shkak të situatës, 100 deri në 150 infermierë po largohen çdo muaj nga vendi. Infermierët, veçanërisht gjatë pandemisë së Koronavirusit, marrin paga të larta dhe benefite të mira në vendet europiane.”

Dr. Armin Zareian, Kryetar i Bordit Drejtues të Organizatës së Infermierëve, pati njoftuar më 11 prill se 500 infermierë në muaj emigronin drejt vendeve të Amerikës së Veriut dhe Europës.

Për më tepër, në vendet e Lindjes së Mesme, mesatarisht, rreth 25 për qind e popullsisë së rajonit është vaksinuar. Nëse regjimi iranian do të vazhdojë ta vaksinojë popullin e vet me ritmin aktual, programi i vaksinimit do të vazhdojë për vite të tëra. Një zyrtar i qeverisë ka pohuar se 80% e infermierëve të Iranit të punësuar në spitalet publike nuk janë vaksinuar ende.